GATI EKSTRADIMI Pastrimi i parave bien akuzat per Prudentinon
Dosja penale e hapur ne daten 1 tetor 2010 nga Prokuroria e Vlores per akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale eshte zhdukur si te mos kishte ekzistuar kurre bashke me zhurmen e madhe qe shkaktoi hetimi i nisur ndaj Prudentinos i akuzuar si anetar i klanit mafioz Sacra Corona Unita. Prokurori perfaqesues i akuzes deklaroi dje ne gjykate se ndaj Albino Prudentinos nuk ka procedim penal ne Shqiperi ndaj nuk ka me asnje pengese qe ai te ekstradohet ne Itali. Gjykata e Leces e akuzon 59-vjecarin per pjesemarrje ne organizate
kriminale te tipit mafioz trafik droge dhe grabitje. Edhe vete Albino Prudentino pranoi dje para gjykates ekstradimin ne Itali ku tha se do te sqaroje akuzat e ngritura ndaj tij.
Mbyllet dosja
Per me teper se dy muaj Prokuroria e Vlores hetoi Albino Prudentinon per akuzen e pastrimit te parave pasi gjeti se 59-vjecari dhe djali i tij Angelo Prudentino ishin pjesemarres ne kompanite Casino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus. Prokuroria dyshoi se investimi dhe kapitalet e shtetasve italiane ne keto kompani kishin per burim te ardhurat nga aktiviteti kriminal. Per kete shkak prokuroria filloi hetimet per te pare nese financimet e Prudentinove kishin burim nga veprimtaria kriminale. Tri kompanite u bllokuan se bashku me nje restorant nje bar dhe nje pasticeri ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Pas mese dy muajve nga fillimi i ketij hetimi prokuroria ka deklaruar dje mbylljen e dosjes duke thene se shtetasi italian nuk ka hesape me drejtesine shqiptare por duhet te ekstradohet ne Itali per tu perballur me akuzat e ngritura ne gjykaten e Leces e cila firmosi flete-arrestin me 21 shtator 2010.
Prapaskenat
e hetimit
Rreth 18 dite pas nisjes se hetimit ndaj Prudentinos ne date 18 tetor 2010 bazuar ne nje kerkese te Prokurorise se Vlores gjykata e ketij qyteti ne nje vendim te firmosur nga Harila ela vendosi shtyrjen e ekstradimit te Albino Prudentinos ne Itali me qellim qe ai te mbahej ne Shqiperi ne dispozicion te hetimit per pastrim parash. Kerkesa ishte bere nga prokuroria e cila tha se po vazhdonte hetimet ndaj shtetasit italian Prudentino qe nuk mund te ekstradohej ne Itali per sa kohe dosja penale do te ishte ne hetim ne Shqiperi. Diten e djeshme prokuroria u shpreh pro ekstradimit te Prudentinos ne Itali nderkohe qe edhe gjykata dha miratimin qe shtetasi italian te transferohet ne vendlindjen e tij ku e presin disa akuza te renda.
Biznesmenet shqiptare
Angelo Prudentino djali i Albino Prudentinos dhe dy biznesmene shqiptare u moren ne hetim nga prokuroria pas arrestimit te Albino Prudentinos. Nje dite pas arrestimit te tij shtetasi italian Angelo Prudentino shiti aksionet e tij ne kompanine Bet Plus. Aksionet u blene nga biznesmenet shqiptare Ervis Gjecaj dhe Gani Baku si dhe nga nje shtetas italian. Kjo blerje u perfshi ne hetimet qe po zhvilloheshin nga prokuroria pasi ishte bere transferimi ne emra te tjere i aksioneve qe kishte zoteruar djali i Prudentinos i dyshuar deri diten e djeshme per pastrim te produkteve te vepres penale. Ne nje kompleks te marre me qira nga Ervis Gjecaj ne Mullet prokuroria sekuestroi disa pajisje lojerash sportive te cilat ishin regjistruar si filial i Casino Italia me seli ne Vlore. Dosja ndaj biznesmeneve eshte transferuar ne Prokurorine e Tiranes nderkohe qe prokuroria ka thene se Krimet e Renda po hetojne edhe bazuar ne ligjin Antimafia.
QEMAL BIRAKU / VLORE