E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqet ne akull humb jeten 17-vjecari

HAS - Nje 17-vjecar humbi jeten dje pasi rreshqiti ne akull ne pyllin ne periferi te qytetit te Krumes ne Has. Artur Kastrati u gjet ne gjendje te rende pasi gjate rreshqitjes u perplas me nje shkemb. Sipas burimeve nga Kruma mesohet se gjimnazisti kishte dale per te siguruar dru kur per shkak te debores se ngrire ka humbur ekuilibrin duke u rrezuar. Te afermit e tij e kane transportuar per ne spitalin e Kukesit ne gjendje kome por demtimet ne koke i sollen vdekjen adoleshentit. Ngjarja e ndodhur ne pyllin e Krumes shenon dhe viktimen e pare te motit te keq ne rajonin e Kukesit. Prej 10 ditesh i gjithe qarku verilindor eshte i mbuluar nga bora dhe akulli duke veshtiresuar jeten e banoreve te tij. Gjate ketyre diteve temperaturat kane shenuar vlera negative deri ne -5 grade celcius. Trashesia e debores ne qytet arriti deri ne 50 cm nderkohe qe ne zonat e thella ne mbi 1 meter lartesi cka ka sjelle probleme per zonat e thella si Kalisi Zapodi Arrni e Gryka e ajes si dhe shume fshatra te tjere qe jane izoluar nga rruga nacionale. Ne ndihme te motit te keq eshte dhe mjegulla e cila pengon drejtuesit e mjeteve gjate qarkullimit neper rruget e qarkut. Fatmiresisht deri dje nuk eshte shenuar asnje aksident rrugor me pasoja per njerezit dhe automjetet. Gjithashtu nuk ka pasur problem ne furnizimin me ushqime drita e uje te pijshem per banoret.            j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›