E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furgoni perplas motorin vdes 42-vjecari

PEQIN - Nje aksident me pasoje vdekjen e nje 42-vjecari ka ndodhur ne aksin Elbasan-Peqin ne afersi te fshatit Pale. Bashkeshortet Lulzim dhe Behije Popi 42 dhe 30 vjece po udhetonin ne nje motor pa targa mbremjen e djeshme kur jane perplasur nga nje furgon. Makina me targe El 6487 B e drejtuar nga shtetasi Gezim Ymeri nga Elbasani mesohet se goditi mjetin me te cilin po udhetonte drejt Peqinit cifti Popi. Si pasoje e perplasjes ka gjetur vdekjen e menjehershme Lulzim Popi ndersa eshte plagosur rende bashkeshortja e tij Behije e cila eshte transportuar me urgjence ne spitalin kirurgjik te Elbasanit ku mesohet se ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Policia shoqeroi ne komisariat drejtuesin e makines deri ne zbardhjen e shkaqeve te aksidentit te rende.                 a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›