"Siguria": Po trupave ne Bosnje per demontimin
Shqiperia do te dergoje ne Bosnje-Hercegovine nje grup ushtarakesh per asgjesimin e municioneve dhe eksploziveve. Kur ende nuk eshte zbardhur tragjedia e shperthimit te fabrikes se carmatimeve ne Gerdec, komisioni miratoi dje aktin normativ te qeverise qe Shqiperia te ndihmoje Bosnje-Hercegovinen per asgjesimin e municioneve. "Dhe me pare Shqiperia ka pasur eksperte dhe infrastrukturen e nevojshme ne procesin e asgjesimit te municioneve. Ndaj, nga kjo pikepamje, akti e komprometon qeverine", tha nenkryetari i komisionit, Petro Koci. I vetmi qe abstenoi ndaj aktit normativ. Koci u shpreh pro aktit, por theksoi se nuk mund ta votoje pro, ne nje kohe kur ne vend ka nevoje per asgjesime, per te parandaluar tragjedi si ajo e Gerdecit. Sipas Kocit, nese ne nje pjese te territorit shqiptar ngrihet qofte edhe nje fabrike llamarine, per te duhet te merret leje te bashkia dhe ne kete rast te bashkia e Vores. "Por, nese eshte marre leje per kete fabrike duhet te zbulohet nga Prokuroria", vijoi Koci, duke abstenuar me vote ndaj aktit normativ. R.R