E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Marrëveshja me Serbinë nuk cënon Pavarësinë e Kosovës

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, vlerëson se marrëveshja e arritur në Bruksel, për bashkëpunimin rajonal dhe mbi zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit nuk e cënon Kosovën, por i shërbejnë pjesëmarrjes me të drejta të plota të Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, paqes dhe prosperitetit të popujve të Ballkanit, si pjesë e rëndësishme e Evropës demokratike.

“Këto marrëveshje, të arritura me një vullnet politik të përbashkët dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nuk cënojnë parimet e pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur, që tashmë njihet zyrtarisht nga 88 vende anëtare të OKB-së, dhe as integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit”,- thekson Topi.

Zyra e shtypit të Presidencës bën me dije se kreu i shtetit thekson se marrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›