E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza për sportin, PS paraqet programin

Tiranë- Në kuadër të tryezave për programin e PS-së Për një Rilindje Shqiptare është mbajtur sot një tryezë për sportin.

I pari që e nisi këtë takim, duke qenë dhe një ish- sportist, ishte deputeti Fidel Ylli i cili u shpreh se marrja me sport duhet të jetë më e shpeshtë pasi ndikon në shëndetin trupor.
Ne nuk e shohim në këtë prizëm sportin. Në rast se merremi sa më shpesh me sport do të kishim më pak sëmundje. Marrja me sport duhet të fillojë që të vegjël dhe jo më vonë,- tha Ylli.

Në vijim ai nuk la pa përmendur dhe dhunën e zhvilluar në stadiumet e futbollit shqiptar. Sipas tij kjo është e patolerueshme dhe Partia Socilaiste në programin e saj nuk e lejon këtë gjë.
Sporti në programin e PS- do të trajtohet edhe si një faktor turistik, pasi në zonat malore mund të hapen pista skish dhe ky sport të shërbejë për të tërhequr turistë.

Më pas fjalën e mori kreu i PS- së, Edi Rama, i cili deklaroi se sporti duhet të shihet më tepër si kulturë sesa si aktivitet, por gjithashtu sipas tij duhet të shihet edhe si një mënyrë për të zhvilluar rilindjen shqiptare.

Në rast se sporti është kulturë demokratike, nuk ka mundësi që një vend demokratik përcillet imazhi më i marrë që i vjen para syve, të ketë dhunën e përjavshme në stadiume. Në rast se sporti është kulturë qytetare nuk ka mundësi që imazhi i parë që vjen në mënd kur mbyll sytë është sesi përjetojmë realitetin, është mungesa e qytetarisë dhe duke parë sportin si kulturë padyshim ka një mijë e një arsye për tu dorëzuar përpara këtij realiteti. Për të thënë që është e pamundnur që ta lindim sportin shqiptar, ta bëjmë pjesë të Rilindjes Shqiptare. Por, nga ana tjetër sporti është dhe një instrument, dhe ndoshta një nga instrumentat më efikasë për ta zhvilluar këtë rilindje shqiptare që është dhe emri që ne i kemi vënë viziont tonë. është një instrument tonë për të afruar njerëzit duke stimuluar zhvillimin individual, komunitet e kombëtar, deklaroi Rama.

Gjithashtu Rama u ndal edhe në aspektin e largimit të sportistëve nga vendi, që sipas tij ata nuk janë tradhëtarë të atdheut, por janë kushtet ato që i detyrojnë të largohen.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama: Ftohen qytetarët të diskutojnë për programin Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë mbledhjes së...
  2. Mbledhja e PS-së, vërejtje për programin dhe statutin Tiranë- Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombetare...
  3. Rikonstruksioni i “Kompleksit Dinamo”, Basha: Çdo qytetar të ketë akses në sportin e preferuar Tiranë- Kompleksi Sportiv Dinamo tashmë do të jetë funksional për...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›