E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e Cher, prej sot ligjrisht burr

Prej sot Chastity Sun Bono, vajza e aktores dhe këngëtare Cher,e njohur më tepër si Chaz, është zyrtarisht një burrë.

Duke cituar burime të faqes amerikane TMZ, një gjykatë kaliforniane ka njohur vlefshmërinë e dokumentave mjekësore të prezantuara në mars, nga vajza e ciftit të famshëm Sonny Bono dhe Cher.

Chast, 41 vjec kreu një ndërhyrje kirurgjikale shumë delikate vitin e shkuar duke ndryshuar seksin, por burokracia kishte penguar deri më sot ligjshmërinë e ndryshimit të saj.

Homoseksualitetin, Chast, e deklaroi që në vitin 1990, duke marrë shumë reagime kundër.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›