Vajzat përballë publikut
Edhe një natë e nxehtë përplot spektakël pritet që të jetë në ekranet e Top Channel sonte më të filluar në orën 21:00.
Tri femra të nominuara duket se do të jenë në hall që të shpëtojnë nga dalja nga kjo shtëpi, pasi për dy javë ishin meshkujt ata që ishin në qendër të nominimit por këtë javë do të jetë një femër që do të largohet nga shtëpia.
Por, të flasim pak për këtë javë dhe historitë që ndodhën në shtëpinë më të njohur të trojeve shqiptare.
Mst/Loja e Petritit
Petriti edhe në këtë javë ka qenë në qendër të vëmendjes nga shumica e banorëve. Një letër të cilën ai e kishte shkruar gjatë javës së kaluar për Klodin është debatuar shumë në shtëpi, ku ai në njëfarë mënyre i kishte shprehur dashurinë asaj.
Java që po lëmë ishte edhe një javë e romancave por pavarësisht se Klodi kishte thënë se letra e kishte prekur, megjithatë, ajo më vonë tha se kjo nuk është asgjë, sepse Petriti e kishte shkruar atë vetëm sa për të bërë show jo pse kishte ndier diçka.
Pavarësisht se Petriti thoshte të kundërtën pas kësaj Klodi është larguar sa më shumë nga ai duke u thënë banorëve femra se nuk ka dëshirë që t’i japë atij shpresa të rrejshme.
Mst/Ndihet e rrezikuar
Banorja nga Kosova, Alkena është ndier shumë e rrezikuar dhe gjatë gjithë kohës ka thënë se ajo mendon se do të dalë nga shtëpia këtë javë.
Alkena mund të këtë edhe arsye për këtë sepse banorët por edhe analisti i BBA 4 ka thënë se ajo e ka tepruar me nacionalizimin që e ka shprehur në shtëpi.
Madje kjo ka qenë edhe njëra prej arsyeve se pse Alkena ka qenë e nominuar pasi që shumica e banorëve kanë thënë se ajo e tepron me sjelljet e saj.
Megjithatë, shanset për të dalë nga shtëpia për këtë javë i ka Jonela e cila nëpër ueb-faqe të ndryshme të internetit prin me më së shumti vota.
Në njërën pre ueb-faqeve që është e dedikuar vetëm për BBA 4, Jonela ka marrë 56 për qind të votave, përderisa pas sa është Alkena me vetëm 31 për qind.
Neda duket se i ka punët më së miri pasi që deri më tani ajo është më së paku e votuar dhe ka vetëm 13 për qind të votave. Por, kush do të del nga shtëpia do të dihet vetëm në spektaklin e së shtunës.
Mst/Mirjeta & Marieli dhe kritikat për Ogrenin
Aventura në mes të Mirjetës dhe Marielit vetëm sa vjen dhe bëhet më e nxehtë. Çifti deri me tani kanë shkëmbyer një seri puthjesh dhe kjo vjen vetëm pas vizitës që i bëri Mirjetës babai i saj i cili më sa duket i kishte pohuar se mund të vazhdonte lidhjen me Marielin.
Nga ana tjetër Marieli ka filluar që të bëhet xheloz pasi që Mirjeta në një farë mënyrë disa herë ka treguar afri edhe me Algenin, banorin tjetër të BBA 4. Një gjë interesante është edhe misioni sekret i Ergysit dhe Marielit që është përmbyllur me sukses.
Interesante gjatë kësaj jave ka qenë edhe Ogreni pasi që ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të kritikave që ka marrë. Ogreni pavarësisht që këto gjashtë javë ka gëzuar privilegje të posaçme nga “Vëllai i madh” ai nuk ju pëlqen shumë banorëve dhe në bazë të kritikave duket se ai nuk do t’i shmanget nominimit për këtë javë.
Si ta shikoni BBA 4
Edicioni i 4 i Big Brother Albania ka filluar më 25 dhjetor dhe do të transmetohet ekskluzivisht vetëm në platformën televizionit DigitAlb & IPKO . Të gjithë klientët tanë të cilët kanë pako aktive të televizionit digjital, do të mund ta shohin falas këtë reality show për 1 javë të plotë. Prej 1 janarit 2011, Big Brother për tërë edicionin (100 ditë) do të kushtojë vetëm 7 EURO.
FALAS ofrohet për abonuesit e pakove Premium dhe HD Premium.
Abonimi për Big Brother mund të blihet vetëm në dyqanet tona.