Vajzën e trafikuar e kam nuse në shtëpi, më lironi djalin

06/03/2005 Babai i të arrestuarit për shfrytëzim prostitucioni kërkon mosdënimin e të birit
TIRANË – Ervin Premçi nga Durrësi ka më shumë se një vit prapa hekurave të burgut. Nuk ndodhet i vetëm. Shoqërohet nga tre shokë. Që të katërt janë vënë në pranga vetëm nga dëshmia e një vajze. Quhet Afërdita Mullameti dhe është nga një fshat i Dibrës. Tashmë, ajo figuron e martuar me djalin që e mbajti në shtëpi për shtatë muaj dhe më pas e trafikoi, duke e detyruar të hiqte edhe fëmijën e tij që mbante në bark. Atë që vajza nuk arriti të bënte para se të punonte si prostitutë, e bëri kur tutorët i futi në burg. Ervin Premçi, ligjërisht është bashkëshorti i saj, që nga shtatori i vitit të kaluar. E ndërsa vajza qëndron në shtëpinë e burrit, Ervini ndodhet në burg. Ndryshimi i deklarimeve në gjykatë nuk e ka ndihmuar aspak Ervinin dhe shokët e tij për të dalë nga hekurat. Babai i Ervin Premçit është më i shqetësuar në këtë drejtim. Jashtë sallës së gjyqit, ai deklaron për gazetën "Metropol" shqetësimin me të cilin kalon çdo ditë.
Babai
Nuk mund ta pranojë që djali i tij gjendet në gjykatë brenda kafazit të hekurt në pritje të dënimit. Është i vetëdijshëm se akuza me të cilën djali i tij është sjellë para Krimeve të Rënda, ka një dënim minimal 15 vite burg. Pikërisht për të shpëtuar djalin nga ky dënim i rëndë, ka bërë një marrëveshje. Ka pranuar të marrë për nuse vajzën, e cila është trafikuar si prostitutë në disa vende dhe më pas është kthyer nga Kosova, ku është arrestuar. "Ajo që më ka ndodhur mua, nuk uroj t'i ndodhë askujt". Fillon kështu për të shfryrë më pas të gjithë dufin kundër drejtësisë. E quan të padrejtë faktin që i mbahet djali në burg, në një kohë që ai ka pranuar të marrë për nuse vajzën e trafikuar. "Unë edhe mund të mos e pranoja si nusen e djalit, por këtë gjë e bëra vetëm për të shpëtuar atë. Në korrik të vitit të kaluar, kur djali kishte disa muaj i arrestuar, mora vetë përsipër të bëja të gjitha veprimet. Kështu, unë takova prindërit e vajzës dhe i thashë të bënim martesën. Më pas vajta në burg dhe takova djalin". I pyetur nëse djali ishte apo jo dakord për martesën, babai i Ervinit u shpreh: "I thashë të zgjidhte, ose të qëndronte në burg, ose të mbante për nuse Afërditën". Në këto kushte Ervini pranoi, sipas babait të tij, të merrte për nuse Afërditën dhe në gjykatë të pohohej e kundërta, pra të tregohej ngjarja aktuale. Shumë i mërzitur nga ajo që i ka ndodhur, babai i të pandehurit u shpreh se është duke mbajtur në shtëpi që nga korriku i vitit 2004, vajzën e trafikuar, ndërsa djali vazhdon të gjykohet. Pyetjes sonë se përse nuk e mbajti për nuse, kur Afërdita në vitin 2002 ishte në shtëpinë e tij, babai i Ervinit iu përgjigj shkurt. "Unë e mbajta shtatë muaj në shtëpi para se të ikte në Itali. Me ne vajza nuk ka asgjë. Ajo e ka patur të gjithë problemin me djalin dhe tani që ai pranoi të martohej drejtësia duhet të na shohë edhe ne. Kur ne pranojmë të bashkojmë vajzën dhe djalin, përse gjykata të mos na marrë parasysh pretendimet".
Ngjarja
Afërdita Mullameti, nga Dibra, përfundon në Durrës. Fillimisht, ajo ka rënë në duart e Gjergji Xherakut dhe Agim Hoxhës. Është mbajtur e mbyllur në një dhomë në plazh në Durrës. Të pandehurit janë munduar të gjenin blerës për vajzën. I kanë futur në dhomë një zviceran dhe një shtetas tjetër. Deri sa arritën të gjenin Ervin Premçin. Ky i fundit e merr dhe e fut në shtëpi. Por babai i Ervinit, nuk e ka pranuar. Kështu, i pandehuri Ervin dhe Afërdita kanë jetuar në një barake në Plazh. Vajza ka mbetur shtatzënë. Një ditë, Ervini arrin ta shesë vajzën për 1 milion lekë tek Alket Rushiti. Por ky i fundit, pasi merr vesh se ajo ishte shtatzënë, e kthen sërish tek Ervini. Ka thënë se nuk blente vajza shtatzënë. I detyruar nga kushtet, Ervini e fut vajzën në shtëpi. Pasi e detyron të abortojë fëmijën, ai e shet përsëri te persona të panjohur. Afërdita përfundon në Kosovë. Pas gjithë peripecive, ajo rikthehet te tutori i saj, tashmë për ta shpëtuar nga burgu.