Xhafa, 37 projekte për përmirësimin e imazhit të drejtësisë
06/03/2005 Përparësi ligji për të miturit dhe organizimi i pushtetit gjyqësor në fusha të caktuara
TIRANË – Brenda vitit 2005, disa ligje që kanë të bëjnë me sistemin e drejësisë do të pësojnë ndryshime. Për të bërë këto ndryshime dhe përcaktuar fushat konkrete, është punuar për më shumë se një vit. Hartuesit i janë referuar standardeve të BE-së. Dje në Ministrinë e Drejtësisë u deklarua se është bërë gati programi i përgjithshëm i projekteve për vitin 2005, që do të paraqitet në Këshillin e Ministrave. Secili nga pikat e projektaktit ka një afat për t'u paraqitur në Këshillin e Ministrave. Ndërsa projekti për organizimin e drejtësisë do të paraqitet në shtator, ai për drejtësinë e të miturve ka një afat më të shkurtër, qershorin. Hartuesit nuk kanë harruar të prekin edhe fushën penale. Do të rishikohet Kodi Penal për shpifjen, fyerjen dhe vepra të tjera lidhur me mbrojtjen e dinjitetit të individit dhe përfshirjen e medias në çështje të tjera. Janë 37 projektakte, ku secila prej tyre parashikon të rregullojë ligje të veçanta, apo të bëjë edhe ndryshime të pjesshme. Pika e parë e projektaktit është organizimi i drejtësisë. Parashikohet që me këtë projektakt të realizohet rishikimi i ligjit për "organizimin e pushtetit gjyqësor". Dihet që pushteti gjyqësor është një hallkë shumë e diskutueshme, ku një ndër pikat më të prekshme është profesionalizmi i gjyqtarëve, vlerësimi i tyre dhe masat disiplinore që duhet të merren për ta, në rast shkeljeje të ligjit. Po kështu do të rishikohet edhe ligji për "organizimin e KLD-së" dhe ai për organizimin e Prokurorisë.
Të miturit
Një nga pikat më të prekshme të këtij projektakti është edhe drejtësia e të miturve. Duhet thënë ashtu si është theksuar edhe nga vetë krerët e drejtësisë, se në këtë pikë ka shumë për të diskutuar. Ligji për të miturit është jashtë normave evropiane. Shpesh të miturit arrestohen, mbahen në një qeli me të mëdhenjtë, gjykohen në salla të hapura dhe pa praninë e një psikologu, nuk ka një gjykatë të veçantë për ta, ashtu si nuk ekziston edhe një burg. Kjo e fundit, pra fjala burg, sipas hartuesve të projektaktit është menduar të zëvendësohet me një fjalë tjetër më të përshtatshme. Ndërsa është në diskutim edhe dhënia e dënimeve alternative. Burgjet tona, aktualisht, janë të mbipopulluara. Dhënia e dënimeve alternative do të përmirësojë kushtet në burgje, si nga ana e mbipopullimit, ashtu edhe nga ana e trajtimit. Shumë i diskutueshëm është edhe momenti i ndalimit nga policia e më pas dhënia e masës nga gjykata. Hartuesit e projektaktit janë të mendimit se ka ardhur koha që personat që kapen për vepra të rëndomta, të cilat dënohen me gjobë deri në dy vjet, të mos mbahen në burg, por nën mbikëqyrje. Do të rishikohet gjithashtu edhe ligji që rregullon pagesën për të dënuarit. Deri tani të dënuarit janë paguar me një rrogë qesharake, 90 lekë në muaj. Po punohet që në fushën e sistemit të ekzekutimeve të vendimeve penale, të përmirësohen kushtet e të paraburgosurve dhe të dënuarve në funksion të përafrimit të mëtejshëm të legjislacionit të brendshëm me standardet evropiane. Ndryshime do të ketë edhe në fushën civile.