E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksina 5 në 1, për herë të parë në Shqipëri

Vjen në Shqipëri për herë të parë vaksina pentavalente që do të thotë 5 në 1.Vaksina e rëndësishme për fëmijët e sapolindur parandalon 5 sëmundje vetëm me një gjilpërë dhe do të zëvendësojë 9 gjilpërat që u bëheshin më parë fëmijëve për të njëjtat sëmundje. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo tha se vaksina për herë të parë përfshin edhe vaksinën Hib kundër meningitit. Vaksinimi do të kryhet fillimisht tek fëmijët lindur pas janarit të këtij viti dhe më pas te të gjithë fëmijët. 35 mijë fëmijë në gjithë vendin do të përfitojnë nga vaksina pentavalente falas. Kostoja e kësaj vaksine do i kushtojë shtetit çdo vit 1 milionë dollarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›