Rama takime në Bulqizë
Bulqizë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Bulqizë, nga ku ka deklaruar se “pas 28 qershorit do t’i kthejmë qytetit të minierës, dinjitetin”. Gjatë takimeve me banorë të zonës, Rama ka bërë apel për të votuar një politikë të re, e cila sipas tij, ''do i japë fund varfërisë dhe papunësisë e kushteve çnjerëzore të punës, dhe rikthejmë jetesën me punë të ndershme në këtë vend”.
“Duhet t’i rikthehet dinjiteti qytetit simbol të minatorëve , pasi ky qytet nuk mund të humbasë në çdo muaj një jetë kjo është e pafalshme” tha Rama duke nënvizuar se “kjo histori e dhimbshme e këtij qyteti duhet të marrë fund me votën për PS në 28 qershor.