Bode, 9.2 milionë USD për zonat malore
Autori i Lajmit: red.
Katër qarqe në Veri të Shqipërisë do të përfitojnë asistencë financiare për zhvillimin e zonave, ministri i Financave ka firmosur marrëveshjen e huasë me vlerë 9.2 milionë dollarë. Ridvan Bode, së bashku me Henning Pedersen, përfaqësues i IFAD–it, thanë se marëveshja do të ketë qëllim kryesor afrimin e zonave malore, me tregjet dhe zonat urbane.
Pas nënshkrimit të huasë për programin "Malet drejt tregut".
Infrastruktura
U bë e ditur se qëllimi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës së zonave të izoluara, përmes asfaltimit. Qëllim tjetër do të jetë asistimit dhe nxitja e kreditimit. Programi do të zbatohet në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Lezhës, zona që kanë nivelin më të lartë të varfërisë në vend. Kostoja e parashikuar e programit është 17.9 milion dollarë e cila do të jetë një bashkëfinancim i IFAD dhe Qeverisë Shqiptare.
Raporti, kapitulli i Lirisë ekonomike
Shqipëria renditet vendi i dytë i rajonit sa i takon lirisë ekonomike. Raporti i Heritage dhe Ëall Street Journal për indeksin e Lirisë Ekonomike e ka vendosur Shqipërinë më lart se një vit më parë dhe krahasuar me rajonin vetëm Bullgaria renditet më sipër se vendi ynë. Duke marrë për bazë raportin, ministri i Financave Bode deklaroi se përparimi i Shqipërisë është i dukshëm dhe se ky është rezultat i luftës antikorrupsion. I pyetur për masat e reja kundër fenomenit të korrupsionit, Bode tha se do të jenë një sërë reformash në vijim që do të lehtësojnë edhe më tej procedurat e raportet e punës mes biznesit dhe qytetarëve me administratën.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009