Vaksina që parandalon tumorin e qafës së mitrës
Autori i Lajmit: red.
Vitet e fundit, kanceri në qafën e mitrës ka arritur shifra alarmante. Nëse u referohemi shifrave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), llogaritet se çdo vit afërsisht 500.000 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës dhe se mbi 50 për qind e tyre vdesin nga kjo sëmundje. Në botë, çdo dy minuta një femër vdes nga kanceri i qafës së mitrës. Ndërsa në Evropë, kjo ndodh në çdo 18 minuta. Në Shqipëri, përbën 51.2 për qind të rasteve me tumore malinje që prekin aparatin gjenital femëror. Kohët e fundit është miratuar dhe ka mbërritur dhe në vendin tonë vaksina që mbron nga kanceri në qafën e mitrës.
Përhapja e kancerit në qafën e mitrës?
Sipas të dhënave zyrtare, kanceri i qafës së mitrës, që shkaktohet nga infeksioni HPV, renditet i dyti për shpeshtësinë e kancerit te gratë, duke shkaktuar mbi çerek milioni vdekje në vit në botë. HPV është sëmundja seksualisht e transmetueshme më e përhapur, duke kapur një numër prej 6.2 milionë rastesh të reja në SHBA. Mbi 70 tipe janë të lidhura me lythet gjenitale dhe kancerincervikal. Kryerja e paptesteve ka reduktuar incidencën dhe mortalitetin e kancerit cervikal në gratë që kanë kryer ekzaminime rutinë në mënyrë të rregullt, por dhe kjo është e pamjaftueshme për shkak të sensivitetit të ulët 50-74 % në varësi të metodologjisë, si dhe faktorëve socialë, si: moshat e reja, niveli ekonomik i ulët, të pasiguruar dhe akoma më problematike është në vendet e pazhvilluara, për shkak të mungesës së burimeve teknologjike, laboratorike apo programesh depistuese.
Vaksina që e parandalon
Në fakt ekzistojnë dy vaksina: Gradasili dhe Cervarix, që ka ardhur dhe në Shqipëri. Vaksinat kanë potencialin të ulin sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga kanceri cervical.
Përdorimi i gardasil vaxinës 4 valente të aprovuar në vitin 2006, ka treguar efikasitet në mbrojtjen kundrejt 4 tipeve HPV (6,11,16,18) në rreth 70 % të kancerit cervikal, dhe 90 % të lytheve gjenitale. Vaksina ka potencialin të reduktojë dukshëm mortalitetin dhe morbidteni shoqërues të kancerit cervikal. Megjithatë ka mjaft faktorë që ndikojnë në efikasitetin e vaksinës. Këta faktorë janë të shumtë dhe përfshijnë ekspozimin e mëparshëm ndaj HPV, kohëzgjatjen e mbrojtjes që siguron vaksina, ndërveprimi in vivo ndërmjet serotipeve HPV, variacioni i serotipeve në vende të ndryshme. Duhet marrë në konsideratë nëse infektimi i njëkohshëm me shumë serotype do të rrisë apo do të ulë efektin e saj. Mund të ketë in vivo një ndërveprim midis serotipeve që mund të jenë të natyrës sinergjike (përforcues) apo kompetitive. Një ndërveprim sinergjik mund të ndodh nëse dy serotype ndajnë cilësi gjenetike, duke lejuar kështu një serotip të lehtësojë infeksionin me një të dytë. Në këtë rast, një vaksinë specifike ndaj një tipi mund të induktojë formim antitrupash ndaj tjetrit, më serotip gjenetikisht të afërt, në këtë mënyrë redukton marrjen e infeksioneve të shtameve multiple.
Imuniteti ndaj sëmundjes
Megjithëse mund të ketë disa antitrupa me veprim të kryqëzuar, midis tipeve HPV, imuniteti besohet të jetë më tepër tipspecifik, çka do të thotë se shumica e serotipeve veprojnë në mënyrë kompetitive. Nëse kjo është e vërtetë, duke ulur prevalencën e një serotipi mund të nxitet procesi i “çlirimit kompetitiv” dhe si rezultat proliferimi i serotipeve të tjerë, psh, duke hequr serotipin A nga një pjesë e madhe e popullatës, kjo mund të nxitë proliferimin e serotipeve B, të cilat ishin të kufizuar më parë nga tipat A. Infeksioni me disa shtame duket se rrit rriskun për lezione të gradës së lartë, dhe është gjendur në 8 % të grave me kancer cervikal. Për më tepër është parë një rritje e riskut për infeksione sekuenciale dhe të njëkohshëm të tipeve të ndryshme në disa gra, çka flet për një predispozitë ndaj fitimit të infeksionit. Prandaj, nëse vaksina nis çlirimin kompetitiv të shtameve, potencialisht më virulent, mbrojtja do të jetë jo e plotë dhe vaksina më pak efektive sesa pritej.
A ka efekte anësore?
Si efekte anësore të vaksinës më të shpeshta janë parë sinkopa, dhimbje në vendin e infektimit, dhimbje koke, nauze e ethe. Prandaj këshillohet një periudhë 15 minuta observimi pas kryerjes së vaksinës. Vaksina merret me 3 injeksione intramuskulare në muajin 0,2 dhe 6.
Dy studime mjekësore
Për sa kohë zgjat efikasiteti i vaksinës?
Efikasiteti afatgjatë për vaksinën është i limituar. Në fakt, në botë janë kryer vetëm 2 studime rreth kohëzgjatjes së këtij efekti dhe kanë treguar se zgjat 3.5 dhe 5 vjet. Vaksina ka efikasitet më të mirë, sa më e vogël të jetë mosha e vajzave. Siguria e vaksinës përfshin dhe reaksionet në vendin e injektimit me dhimbje, skuqje, enjtje, e shumë rrallë pireni. Nuk janë parë të ketë efekte anësore në studime në kafshë për fertilitetin apo dhe dëmtime fetale. Kjo vaksinë klasifikohet nga FDA si e kategorisë B. Ndërkaq, variacioni në prevalencën e HPV midis vendeve të ndryshëm mund të ndikojë në efektin e vaksinës. Duhet që gruaja të mos ketë pasur histori të infeksionit. Një studim i para ca kohëve, i zhvilluar në tre faza, përfshiu më tepër se 24 mijë pjesëmarrëse të moshave 16-26 vjeç, nga 22 vende të ndryshme. Duke parë se vaksina ka për qëllim të jetë profilaktike, efikasiteti u fokusua në gra që ishin HPV negative (seronegative dhe pcr neg). Pjesëmarrësit që kishin prani të infeksioneve të kaluar aktual, përbënin rreth 27 % të pjesëmarrësve. Rezultati i këtyre provave ishte një efikasitet i lartë në parandalimin e kancerit cervical, vulvar, vaginal. Në gratë që kishin HPV negative, efikasiteti pas marrjes së dozave të vaksinës arriti në 95 %, por ky efikasitet ishte i ulët, 36%, në popullatën e përgjithshme. Ky studim tregon që duhet bërë vaksinimi para fillimit të aktivitetit seksual.
Por, a mbron përfundimisht vaksina nga kanceri, pra vaksinimi arrin të parandalojë përfundimisht shfaqjen e kancerit? Vaksina mbron vetëm ndaj 2 tipeve HPV, që janë shkaktarë të kancerit dhe 2 tipeve lyth shkaktues, por gratë do të vazhdojnë të jenë nën rrezikun e shtameve të tjerë virulentë. Në këtë mënyrë vaksinimi nuk mund të përdoret si zëvendësues i depistimit. Vaksina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit vulvar dhe vaginal të shkaktuar nga të njëjtët viruse që ajo mbron në kancer cervikal. Por gratë e infektuara më parë me hpv 16, 18, nuk kanë përfitim, ndaj dhe rekomandohet vaksinimi para ekspozimit të mundshëm me virusin. Vaksina nuk ka efekt terapeutik në gratë me infeksione preekzistues, ndërkohë që është e zakontë një vetëpastrim i shtameve onkogjenik HPV. Meshkujt e rinj janë kandidatë potencialë për këtë mbrojtje, pasi si gratë edhe burrat, janë mbartës të HPV, por për momentin nuk është aprovuar akoma vaksinimi i meshkujve. Vaksina mbron më tepër ndaj shtameve 6 e 11, të cilët janë përgjegjës për lythat gjenitalë, por jo nga shtamet e tjera. Ndaj është e rëndësishme që të vazhdojë depistimi dhe kontrollet periodike, pavarësisht bërjes së vaksinës.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009