11 përgjigje për kancerin e gjirit
Autori i Lajmit: red.
Nga Dr. Corinne Tutin
Kanceri i gjirit është një nga kanceret më të shpeshtë tek gratë. Por si të mbrohemi nga kjo, cilat janë gratë që rrezikohen dhe çfarë trajtimesh duhen bërë për t u shëruar. Ja disa pikëpyetje që kërkojnë përgjigje…
1. Cilat janë femrat që rrezikohen më shumë nga kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit prek përgjithësisht shumë gra, madje në disa vende, po t i analizosh në gjithë jetën e tyre i pikasim në 1/10 të grave. Pa dyshim, duket një shifër marramendëse dhe tronditëse. Shumë rrallë ajo zhvillohet në vajzat e reja, pra të moshave deri në 30-35 vjeç, ndërkohë që ajo është e shpeshtë te gratë pas moshës 50-vjeçare. Ja pse në disa vende perëndimore të Evropës, depistimi i kancerëve që në moshën e duhur bëhet falas dhe çdo 1 apo 2 vjet nga moshat 50-75- vjeçare. Depistimi mund t i shtojë shpresat për shërimin e kancereve të këtij lloji në 30%, pasi kanceri zbulohet më herët, pra pa u bërë tumori 1 cm, çka është më e lehtë për ta shëruar. Por ka disa lloj femrash që rrezikohen më shumë se të tjerat: veçanërisht ato që nuk kanë pasur fëmijë ose që kanë lindur fëmijë pas moshës 40- vjeçare. Po kështu, dhe ato që kanë pasur probleme me thithat e gjirit, me menstruacionet që u vijnë para kohës në adoleshencë apo që kanë një menopauzë të vonuar. Pa dyshim edhe ato që pinë alkool. Njihen gjithashtu edhe format gjenetike të kancerit të gjirit, por kjo ndodh rrallë : në 5-8 % të rasteve.
2. Përse është shtuar kanceri i gjirit të gratë ?
Shtimi i kancerit është real dhe kjo nuk lidhet vetëm me jetëgjatësinë e njerëzve sot, apo me diagnostikimin e hershëm të sëmundjes përmes mamografisë. Specialistët pyesin nëse ndryshimet në mënyrën e jetesës, veçanërisht ushqimi, luajnë rol në këtë drejtim. Ata dyshojnë edhe në ndotjen e mjedisit apo efektet e trajtimeve të ndryshme hormonale te gratë. Krahas kësaj janë shtuar dhe kanceret e tjera si ai i prostatës, ndërkohë që burrat nuk marrin hormone.
3. A duhet shmangur marrja e pilulës (Terapia hormonale zëvëndësuese) gjatë kohës së menopauzës, në mënyrë që të mbrohemi?
Lidhur me pilulën, çështja është delikate. Për shume kohë specialistët pohonin se globalisht ajo nuk e shtonte rrezikun e kancerit të gjirit. Por sot ekspertët janë më pak kategorikë në këtë pohim. Por edhe nësë është realisht përdorimi i pilulës, në të njëjtën kohë pilula ul mundësinë e kancerit të vezoreve. Megjithatë, pilula nuk rekomandohet pas një kanceri gjiri dhe në këto raste duhen përdorur kontraceptivë mekanikë si sterilete, prezervativë, etj. Është fakt që përdorimi i THS, që kombinon estrogjenet me progestativ, dhe që rekomandohet gjatë menopauzës, shton disi rrezikun e mundësisë së një kanceri gjiri dhe ky rrezik është më i madh në raport me kohëzgjatjen e përdorimit të THS. Statistikat tregojnë për një diagramë të tillë. Mjekët rekomandojnë që hormonet të merren vetëm kur ato janë të domosdoshme dhe për një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
4. Përse një gruaje i hiqet gjiri dhe një tjetre jo ?
Ruajtja e gjirit nuk është gjithnjë e mundur, ndoshta sepse në gji ka disa vatra tumorale ose të tilla janë karakteristikat e qelizave apo të indit tumoral, dhe sigurisht nëse tumori nuk i kalon të 3 cm. Në disa raste, trajtimi fillon me kimioterapi për të zvogëluar volumin e tumorit, çka lejon që në një fazë të dytë të bësh operacionin duke ruajtur gjirin e femrës.
5. “Kimioterapia”, a është diçka sistematike në këto raste ?
Kancerologeët kanë tendencë për ta bërë atë, pasi ajo pakëson rrezikun e rishfaqjes së kancerit. Por ajo është e padobishme kur tumori është më pak se 1 cm. dhe kur dallohet herët, në një kohë që gjendrat limfatike të sqetullave ende nuk janë prekur, çka e ndeshim gjithnjë e më shpesh gjatë depistimit të hershëm. Në këtë rast, trajtimi qëndron kryesisht në heqjen e tumorit përmes kirurgjisë dhe pastaj mbi gjirin e gruas bëhen rrezet me energji të lartë (radioterapi). Te disa femra që janë në menopauzë, kur tumori është i pajisur me receptorë hormonalë, një hormonoterapi me antiestrogjene mund të përdoret si plotësues i kimioterapisë.
6. Kur përdoret hormonoterapia ?
Nuk duhet ngatërruar hormonoterapia e kancerit të gjirit me trajtimin e gruas me Terapi Hormonale Zëvëndësuese, që shpesh u rekomandohet grave në menopauzë. Në kancerin e gjirit jepen në fakt ilaçe që veprojnë si antihormone, duke bllokuar efektet e estrogjeneve mbi rritjen e qelizave të thithave të gjirit. Ekzistojnë dy tipe të rëndësishme : “tamoxifenë” dhe “antiaromatase”. Këto ilaçe u propozohen pacientëve të kancerit të gjirit që kanë receptorë për estrogjenët, çka përfaqëson më shumë se 2/3 e këtyre kancereve. Zakonisht ato rekomandohen të merren gjatë 5 vjetëve pas menopauzës, por mund të përdoren herë pas here tamoxifenë dhe antiaromatase. Për të kufizuar rrezikun e përsëritjes pas 5 vjetësh trajtimi me tamoxifenë, mund të vazhdohet me antiaromatase gjatë 5 vjetëve. Para menopauzës mund të përdoren gjithashtu ilaçe hormonale (analogët e LHRH), të cilat pengojnë vezët të veprojnë dhe të sekretojnë estrogjenë.
7. Cilat janë efektet kryesore dytësore gjatë këtij lloj trajtimi?
Kimioterapia sulmon qelizat që ripërtërihen shpejt dhe mund të veprojë mbi qelizat e palcës së kockës dhe vatrat e rrënjëve të flokëve dhe qimeve, çka dhe shpjegon se përse shfaqet një lloj anemie në këto raste dhe pse ka rënie të qimeve dhe të flokëve te pacientët. Për të njëjtën arsye mund të ketë dhe të vjella, por efektet dytësore janë pakësuar shumë që kur kanë filluar të përdoren ilaçe parandaluese kundër të vjellave gjatë ciklit të “kimioterapisë”. Një nga problemet e radioterapisë është se ajo mund të sjellë skuqje në nivelin e gjirit që ështe rrezatuar. Ndodh që të skuqet e gjithë zona e gjirit, çka sjell edhe dhimbje.
8. Çfarë është teknika e gjendrës limfatike “mbrojtëse” ?
Deri para pak kohësh, heqja e tumorit “pushtues”, pra që ka filluar të filtrojë në gjendrën e gjoksit, është shoqëruar në mënyrë sistematike me një “kyretazh”, gërryerje të zonës së prekur (operacioni qëndron në heqjen e një pjese të rrjetit të gjendrave limfatike të vendosura nën sqetull, në anën e gjirit të prekur). Sot një grup gjithnjë e më i madh ekipesh mjekësore privilegjojnë teknikën e gjëndrës limfatike “mbrojtëse” apo “roje”. Në praktikë, një substancë radioaktive e lehtë dhe një ngjyrosës injektohen rreth tumorit pak përpara heqjes së tij. Këto substanca shkojnë në sistemin limfatik dhe përqendrohen në gjendrat e para që janë prekur nga tumori, pra gjendrat “roje”. Ky lloj “shënimi” me ngjyrë lejon që kirurgu ta pikasë mirë dhe të heqë përmes një prerjeje të vogël mesatarisht dy gjendra, të cilat analizohen gjatë ndërhyrjes që bëhet. Nëse janë kanceroze, atëherë hiqet i gjithë rrjeti i gjendrave, por në rast të kundërt, ato nuk preken.
9. A duhet bërë një riedukim pas operacionit? Çfarë kujdesi duhet bërë pas një kanceri të gjirit ?
Me progresin e kirurgjisë është bërë e rrallë që të kesh një krah të fryrë pas operacionit. Por është e mundur që të ndjesh një lloj shqetësimi në shpatull, veçanërisht kur kirurgu ka hequr ganglionet nga sqetulla për t i analizuar ato. Një riedukim apo ushtrimet fizike mund të përdoren për t i dhënë krahut apo shpatullës një lloj zhdërvjelltësie. Në të gjitha rastet, nëse krahu i anës së sëmurë është fryrë duhet të konsultoheni dhe duhet t i shmangeni shfaqjes së tij në diell. Po kështu nuk duhet të mbani gjëra të rënda nga ajo anë. Gjithashtu, mos përdorni produkte që dëmtojnë krahun dhe vishni gjëra të rehatshme. Në këto raste rekomandohet një lloj veprimtarie fizike si dhe mospërdorimi i shumtë i alkoolit.
10. Nëse hiqet gjiri, a mund ta rikrijojmë atë përmes kirurgjisë plastike?
Një kirurgji plastike u propozohet gjithnjë grave që kanë hequr gjirin. Kirurgu përdor një lloj proteze silikoni ose një pjësë të lëkurës së saj, një ind dhjamor apo një muskul që i hiqet në nivelin e kurrizit dhe të barkut. Gjiri mund të rikonstruktohet në të njëjtën kohë që bëhet dhe operacioni i heqjes së tij. Ose mund të kryhet pasi është mbaruar trajtimi antikanceroz. Zakonisht bëhen dy ndërhyrje për të arritur sukses. Një kirurgji plastike mund të jetë e nevojshme pas një radioterapie, për t i dhënë asaj një formë të ngjashme me gjirin tjetër.
11. Pas trajtimit, a duhet mbikëqyrur gjiri rregullisht ?
Nganjëherë duam ta harrojmë sëmundjen. Por sigurisht, duhet të sigurohemi nëse gjithçka ka shkuar mirë. Pas një viti bëhet një konsultë klinike, e cila pastaj bëhet çdo 6 muaj, gjatë 5 vjetëve. Më pas ajo bëhet një herë në vit. Kjo analizë plotësohet dhe me një mamografi. Sigurisht, ka dhe analiza të tjera plotësuese si analiza gjaku, ekografia dhe rezonanca magnetike.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009