Nesër një Shqipëri më të pastër për qytetarët
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi dje një takim me vullnetarët e qytetit të Laçit dhe Lezhës. Në fjalën e tij, para të rinjve, Rama tha se Shqipëria evropiane është një ëndërr e vjetër shqiptare. “Është vizioni i hershëm i mendjendriturve të këtij vendi që u përcillet gjeneratave. Është e ardhmja e sakrifikuar në udhëkryqe e kthesa të zymta historike. Shqipëria si gjithë Evropa është amaneti që kemi në dorën tonë. Të gjithë ne këtu, se bashku, do ta çojmë në vend këtë amanet. Do t i hapim rrugën ëndrrës evropiane të marrë peng nga politika e vjetër e interesave dhe kulisave bizantine”, - tha ai. Rama shtoi se është kohë që askush të mos gabojë ua lenë politikën politikanëve dhe duke menduar se shpëtimi prej së keqes në politikë është të qëndruarit larg nga politika. Duke vlërësuar si një prioritet mjedisin ai tha se brenda 4 vjetësh asnjë qese plastike nuk do të hidhet më në Shqipëri, në plazhe, lumenjtë, rrugët, në parqet, oborret publike, të cilat do të jenë çliruar përfundimisht nga makthi i qeseve që prej 18 vjetësh janë kthyer në lulen – simbol të pushtetit të politikës së vjetër.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009