“Objektivat, shpërndarja me shpejtësi e letënjoftimeve dhe zgjedhje të lira”
Autori i Lajmit: red.
Kreu i ekzekutivit, Berisha, deklaroi gjatë një takimi me prefektë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë, se "qëllimi absolut i kësaj Qeverie janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të cilat duhet të jenë mision për çdo qytetar dhe zyrtar të këtij vendi". Berisha e vlerësoi këtë si një objektiv absolut, pas anëtarësimit të vendit në NATO. Në këtë drejtim, Kryeministri informoi se "procesi i anëtarësimit po finalizohet para afatit, sepse Protokolli është ratifikuar nga thuajse të gjitha vendet anëtare dhe pritet që javën që vjen të përfundojë plotësisht ratifikimi i tij. Ju siguroj se pa reformat tona ky proces do të ishte i pamundur. Shqipëria do të shkojë në zgjedhje si një vend anëtar i NATO-s dhe kjo e bën më të madhe përgjegjësinë e qeverisë për një proces të lirë zgjedhor. Për këtë qeveri dhe këtë administrate, rëndësi absolute ka ndershmëria dhe liria e zgjedhjeve, dhe më pas rezultati i tyre. Shqipëria është një vend i lirë dhe do të konsolidojë lirinë e saj vetëm me procese zgjedhore të lira dhe të ndershme",- u shpreh Kryeministri. Ai u ndal te zgjedhjet vendore të vitit 2007, ku theksoi se "kjo qeveri dhe administratë kaloi në mënyrë të shkëlqyer testin e zgjedhjeve të 2007-ës, në të cilat të gjithë reporterët vlerësuan se Qeveria ishte korrekte dhe nuk ndërhyri në këtë proces. Ndodhi që opozita ndërhyri në Shijak, një akt kriminal i shëmtuar, por do të ishte tre herë më kriminale, po të ndodhte kjo nga qeveria. Ndaj dhe qeveritarët e këtij koalicioni duhet të punojnë me përkushtimin më të madh për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, i cili vjen mbi të gjitha nga zbatimi me rigorozitet i ligjit të zgjedhjeve", - tha Berisha. Kryeministri përcaktoi si detyrë parësore për të gjithë qeveritarët vendorë, shpërndarjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike. "Nuk mund të ketë as edhe një pengesë burokratike në zhvillimin normal dhe shpejtimin e këtij procesi. Ju duhet të bëni çdo gjë që procesi të ecë me shpejtësinë më të madhe të mundshme dhe në mënyrën më normale", - tha kryeministri Berisha. Kreu i Qeverisë kërkoi që prefekët të monitorojnë procesin, të evidentojnë të gjitha pengesat dhe të ndërhyjnë energjikisht për zgjidhjen e tyre. “Parësore është vendosmëria e administratës dhe punonjësve të saj për të zbatuar ligjin në procesin zgjedhor. Infrastruktura e re është shtylla e dytë madhore e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Sot është shpërndarë udhëzimi për aplikimin për listat dhe kjo ka ndodhur më herët se kurrë në historinë e zgjedhjeve, por prapë ne duhet të jemi më të vëmendshëm se kurrë ndaj ankesave dhe problematikës që mund të dalë", - vijoi më tej Berisha. Lidhur me masat që janë marrë deri tani, Kryeministri theksoi se "janë pastruar dublikimet dhe është dixhitalizuar i gjithë regjistri i gjendjes civile, ndërkohë që tani kërkohet bashkëpunimi i bashkive dhe komunave për shqyrtimin e këtyre listave".
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009