Sigurimi i detyrueshëm për transportin, Kuvendi miraton ligjin
Autori i Lajmit: red.
Kuvendi miratoi të enjten në seancë plenare projektligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit". Projektligji, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka në qendër përcaktimin e qartë të rregullave në mbrojtje të palëve të treta të dëmtuara nga aksidentet. “Përmirësimet dhe risitë konsistojnë në drejtim të procedurave dhe në aspekte të tjera të trajtimit të dëmeve si dhe mbajtjes dhe ruajtjes së të dhënave të aksidenteve, nëpërmjet krijimit të Qendrës së Informacionit të Sigurimeve”, - thanë ekspertët. Zgjerimi i gamës së produkteve të sigurimit të detyrueshëm në sektorë të tjerë të transportit, si ai ajror dhe detar, i jep një dimension të ri dhe frymëmarrje tregut.
Ky projektligj është mbështetur në direktivat e Komisionit Evropian për këtë fushë, duke sjellë rritje të shkallës së përafrimit me to.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009