Meta firmos koalicionin me Partinë e Gjelbër
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka firmosur dje marrëveshjen e parë për koalicionin me të cilën LSI do të hyje në zgjedhjet parlamentare të 28- qershorit. Kjo marrëveshje është nënshkruar me Partinë e Gjelbër në kuadër të ruajtjes së një mjedisi të gjelbër dhe të shëndetshëm. Në emër të Partisë së Gjelbër Shqiptare marrëveshjen e nënshkroi Kryetari i kësaj partie, Edlir Petanaj. Partia e Gjelbër shqiptare ka mbledhur rreth vetes ambjentalistë të shquar shqiptarë, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile. “Është kënaqësi e veçantë, që sot të nënshkruajmë me Partinë e Gjelbër Shqiptare, anëtare e Partisë së Gjelbër Europiane, marrëveshjen e parë për koalicionin tonë fitues të zgjedhjeve të 28 Qershorit”, - tha Meta. Ai shtoi se marrëveshjen e parë e bën në emër të një mjedisi tmerrësisht të kërcënuar sot për qytetarët shqiptarë, të një mjedisi që po kthehet jo vetëm në një kërcënim social, por edhe në një agresion ndaj shëndetit të qytetarëve dhe të popullsisë, dhe në një dimension të munguar të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Meta premtoi se LSI do të punojë për një mjedis të gjelbër dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve shqiptarë. “Ky është angazhimi ynë dhe besoj se edhe kjo marrëveshje që nënshkruajmë me Partinë e Gjelbër Shqiptare, e cila vërtet deri tani ka qenë një forcë modeste, por domethënëse, e tani në të ardhmen besoj se do të bëhet një protagoniste e fuqishme, duke pasur në konsideratë jo vetëm koalicionin në të cilin ajo do të bëjë pjesë, por edhe faktin që rreth saj janë angazhuar dhe shumë personalitete të shquara të shoqërisë civile, shumë mbrojtës heroikë të ambientit dhe të mjedisit në Shqipëri, si zoti Sazan Guri, dhe shumë të tjerë”, - tha ai. Ndërsa Petanaj shtoi se Partia e Gjelbër bëhet pjesë e këtij koalicioni jo thjesht si një parti shqiptare por si dega e Partisë së Gjelbër Europiane në Shqipëri. “Mjedisi është plaga kryesore e shoqërisë sonë. Prandaj, programi i Partisë së Gjelbër, i cili po implementohet edhe në një pikë të kësaj marrëveshjeje, do të jetë një nga programet më të mira të mjedisit që do të paraqesë koalicioni ynë i përbashkët për zgjedhjet e 28 Qershorit. Partia e Gjelbër në këtë koalicion vjen edhe me një aleancë që ka bërë me shoqërinë civile ambientaliste, duke thithur në gjirin e saj ambientalistë të shquar, ekspertë të mjedisit, përfaqësues të klubeve ekologjike të prefekturave, të cilët do të jenë përfaqësuesit tanë për deputet në zgjedhjet e 28 Qershorit”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009