E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksinimi për kancerin e qafës së mitrës, kush mund ta bëjë

 

AIDA MALAJ

Vitet e fundit, kanceri në qafën e mitrës ka arritur shifra alarmante. Nëse i referohemi shifrave, sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), llogaritet se çdo vit afërsisht 500000 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës dhe se mbi 50 për qind e tyre vdesin nga kjo sëmundje. Në botë, çdo dy minuta një femër vdes nga kanceri i qafës së mitrës. Ndërsa në Evropë, kjo ndodh në çdo 18 minuta. Në Shqipëri, përbën 51.2 për qind të rasteve me tumore malinje që prekin aparatin gjenital femëror. Kohët e fundit është miratuar dhe ka mbërritur dhe në vendin tonë vaksina që mbron nga kanceri në qafën e mitrës. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja gjinekologe, Kozeta Mustafaraj, shpjegon se sa ndikon vaksina në parandalim dhe çfarë duhet të dimë përpara se të vaksinohemi:
Doktoreshë, sa i përhapur është kanceri në qafën e mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës, që shkaktohet nga infeksioni HPV, renditet i dyti për shpeshtësinë e kancerit te gratë, duke shkaktuar mbi çerek milionë vdekje në vit në botë. HPV është sëmundja seksualisht e transmetueshme më e përhapur, duke kapur një numër prej 6.2 milionë rastesh të rinj në SHBA. Mbi 70 tipe janë të lidhura me lythet genital dhe kancerincervikal. Kryerja e pap testeve ka reduktuar incidencën dhe mortalitetin e kancerit cervikal në gratë që kanë kryer ekzaminime rutinë në mënyrë të rregullt, por dhe kjo është e pamjaftueshme për shkak të sensivitetit të ulët 50-74 % në varësi të metodologjisë, si dhe faktorëve social si: moshat e reja, niveli ekonomik i ulët, të pasiguruar dhe akoma më problematike është në vendet e pazhvilluara, për shkak të mungesës së burimeve teknologjike, laboratorike apo programesh depistuese.
Kohët e fundit ka dalë në qarkullim vaksina që parandalon shfaqjen e këtij kanceri...
Në fakt ekzistojnë dy vaksina: Gradasili dhe Cervarix, që ka ardhur dhe në vendin tonë. Vaksinat kanë potencialin të ulin sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga kanceri cervical.
Përdorimi i  gardasil vaxinës 4 valente të aprovuar në vitin 2006, ka treguar efikasitet në mbrojtjen kundrejt 4 tipeve HPV (6,11,16,18) në rreth 70 % të kancerit cervikal, dhe 90 % të lytheve genital. Vaksina ka potencialin të reduktoj dukshëm mortalitetin dhe morbidteni shoqërues të kancerit cervikal. Megjithatë ka mjaft faktorë që ndikojnë në efikasitetin e vaksinës.
Cilët janë këta faktorë?
Faktorët janë të shumtë dhe përfshijnë ekspozimin e mëparshëm ndaj HPV, kohëzgjatjen e mbrojtjes që siguron vaksina, ndërveprimi in vivo ndërmjet serotipeve HPV, variacioni i serotipeve në vende të ndryshme. Duhet marrë në konsideratë nëse infektimi i njëkohshëm me shumë serotype do të rrisë apo do të ulë efektin e saj. Mund të ketë in vivo një ndërveprim midis serotipeve që mund të jenë të natyrës sinergjike (përforcues) apo kompetitiv. Një ndërveprim sinergjik mund të ndodh nëse dy serotype ndajnë cilësi gjenetike, duke lejuar kështu një serotip të lehtësojë infeksionin me një të dytë. Në këtë rast, një vaksinë specifike ndaj një tipi mund të induktojë formim antitrupash ndaj tjetrit, më serotip gjenetikisht të afërt, në këtë mënyrë redukton marrjen e infeksioneve të shtameve multiple. Megjithatë, megjithëse mund të ketë disa anti-trupa me veprim të kryqëzuar, midis tipeve HPV, imuniteti besohet të jetë më tepër tipspecifik, çka do të thotë se shumica e serotipeve veprojnë në mënyrë kompetitive. Nëse kjo është e vërtetë, duke ulur prevalencën e një serotipi mund të nxitet procesi i “çlirimit kompetitiv” dhe si rezultat proliferimi i serotipeve të tjerë. psh duke hequr serotipin A nga një pjesë e madhe e popullatës, kjo mund të nxitë proliferimin e serotipeve B, të cilat ishin të kufizuar më parë nga tipat A. Infeksioni me disa shtame duket se rrit rriskun për lezione të gradës së lartë, dhe është gjendur në 8 % të grave me kancer cervikal. Për më tepër është parë një rritje e riskut për infeksione sekuencial dhe të njëkohshëm të tipeve të ndryshme në disa gra, çka flet për një predispozit ndaj fitimit të infeksionit. Prandaj nëse vaksina nis çlirimin kompetitiv të shtameve, potencialisht më virulent, mbrojtja do të jetë jo e plotë dhe vaksina më pak efektive sesa pritej.
Për sa kohë zgjat efikasiteti i vaksinës?
Efikasiteti afat gjatë për vaksinën është i limituar. Në fakt në botë, janë kryer vetëm 2 studime rreth kohëzgjatjes së këtij efekti dhe kanë treguar se zgjat 3.5 dhe 5 vjet. Vaksina ka  efikasitet më të mirë, sa më e vogël të jetë mosha e vajzave. Siguria e vaksinës përfshin dhe reaksionet në vendin e injektimit me dhimbje, skuqje, enjtje, e shumë rrallë pireni. Nuk janë parë të ketë efekte anësore në studime në kafshë për fertilitetin apo dhe dëmtime fetale. Kjo vaksinë klasifikohet nga FDA si e kategorisë B.
Çfarë ndikon në pasjen sukses të vaksinës?
Variancioni në prevalencën e HPV midis vendeve të ndryshëm mund të ndikojë në efektin e vaksinës. Duhet që gruaja të mos ketë patur histori të infeksionit. Një studim i para ca kohëve, i zhvilluar në tre faza, përfshiu më tepër se 24 mijë pjesëmarrëse të moshave 16-26 vjeç, nga 22 vende të ndryshme. Duke parë se vaksina ka për qëllim të jetë profilaktike, efikasiteti u fokusua në gra që ishin HPV negative (seronegative dhe pcr neg). Pjesëmarrësit që kishin prani të infeksioneve të kaluar aktual, përbënin rreth  27 % të pjesëmarrësve. Rezultati i këtyre provave ishte një efikasitet i lartë në parandalimin e kancerit cervical, vulvar, vaginal. Në gratë që kishin HPV negative, efikasiteti pas marrjes së dozave të vaksinës arriti në 95 %, por ky efikasitet ishte i ulët, 36%, në popullatën e përgjithshme. Ky studim tregon që duhet bërë vaksinimi para fillimit të aktivitetit seksual.
A mbron përfundimisht vaksina nga kanceri, pra vaksinimi arrin të parandalojë përfundimisht shfaqjen e kancerit?
Duhet kuptuar se vaksina mbron vetëm ndaj 2 tipeve HPV, që janë shkaktar të kancerit dhe 2 tipeve lyth shkaktues, por gratë do të vazhdojnë të jenë nën rrezikun e shtameve të tjerë virulent. Në këtë mënyrë vaksinimi nuk mund të përdoret si zëvendësues i depistimit. Vaksina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit vuvar dhe vaginal të shkaktuar nga të njëjtët viruse që ajo mbron në kancer cervikal. Por gratë e infektuara më parë me hpv 16, 18, nuk kanë përfitim, ndaj dhe rekomandohet vaksinimi para ekspozimit të mundshëm me virusin. Vaksina nuk ka efekt terapeutik në gratë me infeksione preekzistues, ndërkohë që është e zakontë një vetëpastrim i shtameve onkogjenik HPV. Meshkujt e rinj janë kandidatë potencial për këtë mbrojtje, pasi si gratë edhe burrat, janë mbartës të HPV, por për momentin nuk është aprovuar akoma vaksinimi i meshkujve. Vaksina mbron më tepër ndaj shtameve 6 e 11, të cilët janë përgjegjës për lythat genital, por jo nga shtamet e tjera. Ndaj është e rëndësishme që të vazhdojë depistimi dhe kontrollet periodike, pavarësisht bërjes së vaksinës.

A ka efekte anësore?
Si efekte anësore më të shpeshta janë parë sinkopa, dhimbje në vendin e infektimit, dhimbje koke, nauze e ethe. Prandaj këshillohet një periudhë 15 minuta observimi pas kryerjes së vaksinës. Vaksina merret me 3 injeksione intramuskulare në muajin 0, 2 dhe 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›