E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier, poliklinika 3 ditë pa drita

 

FIER - Prej 3 ditësh një defekt në sistemin e energjisë ka paralizuar punën në poliklinikën e Fierit dhe në sektorin e analizave të spitalit. Me qindra qytetarë i drejtohen këtyre ambienteve për të kryer analizat e llojeve të ndryshme, por largohen pa marrë shërbimin e kërkuar. Kjo histori përsëritet sa herë që ka defekt në rrjetin shpërndarës, ku veç një pjese të qytetit mbetet dhe ajo e spitalit pa drita. Nga ana e OSSH-së është premtuar se gjithçka do të riparohet shumë shpejt. Prej vitesh linja që përcjell energjinë është në kushte tepër të amortizuara, duke mos përballuar dot as mbingarkesat apo kushtet natyrore. Ndonëse në spital dhe poliklinika energjia është e domosdoshme, pjesa e analizave apo shërbimeve që mund të presin janë shtyrë.                                                                         m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›