E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zëvendësimi për një impuls të ri”

 

Kryetarja e Kuvendit u shpreh pas emërimit të Ilir Rusmalit në krye të delegacionit shqiptar për t’i dhënë një impuls të ri misionit të këtij delegacioni. “Zëvendësimi i zotit Biberaj me zotin Rusmali ka si qëllim dhënien e një impulsi të ri delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Unë u konsultova me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili e mbështeti këtë zëvendësim”, tha Topalli. Duke mbështetur rolin që Biberaj ka përmbushur në krye të delegacionit, kryetarja e Kuvendit është shprehur se “ka mbështetur vazhdimisht dhe ka miratuar pjesëmarrjen e delegacionit, përfshi këtu edhe zotin Biberaj, në çdo sesion parlamentar të Këshillit të Evropës, në respekt të këtij institucioni. Madje në disa raste ka miratuar edhe udhëtime jashtë sesionit parlamentar të anëtarëve të delegacionit edhe në aktivitete të tjera të KE-së”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›