Gurorja zë babanë e 4 fëmijëve
BERAT - Plagoset rëndë një punonjës i një guroreje në Poshnjë të Beratit. Xhevit Tuhani, 54 vjeç, ishte duke nxjerrë gurë kur papritur një masiv u shkëput. Me gjithë përpjekjen për të dalë nga galeria, ai mori dëmtime të rënda në këmbë, por edhe në pjesë të ndryshme të trupit. Ndonëse punëtorët e tjerë ndërhynë menjëherë, ishte e pamundur të evitohej shembja e gurëve, të cilët rrezikuan edhe jetën e tyre. Burime të policisë bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në guroren e Poshnjës, 20 kilometër larg qytetit. Mësohet se Tuhani, babai 4 fëmijëve punonte si murator. Ai ishte futur në thellësi të tunelit jashtë rregullave të sigurimit teknik në momentin kur u shemb masivi. d.xh