Valdes: Guardiola kërkon lojë ofensive

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka folur për përparimin e skuadrës që nga angazhimi i Pep Guardiolas në postin e trajnerit të Blaugranëve.
Spanjolli ka qenë edhe pjesë e skuadrës katalunase kur shkëlqeu në Spanjë dhe Evropë nën drejtimin e Frank Rijkaard, mirëpo ai thotë se taktikat e Guardiolas janë më përparimtare.
Ai ka deklaruar për faqen zyrtare të Barcës se nën drejtimin e Rijkaard skuadra luante me një vijë të fort mbrojtëse, ndërsa Guardiola kërkon nga mbrojtësit që të shkojnë më përpara dhe të rrezikojnë, ashtu që Barcelona të shënojë më shumë gola.