E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", prokuroria rrezon kerkesat e avokateve

Tirane- Prokuroria e Tiranes ka rrezuar dje kerkesat e avokateve mbrojtes per pavlefshmerine e akteve te dosjes "Gerdeci". Prokurori Petrit Bici, i kerkoi dje gjykates te rrezoje kerkesen e Ylli Pinarit, per nje proces me dyer te mbyllura, kerkesat per pavlefshmeri te akt ekspertimit financiar dhe ushtarak, si dhe kerkesat per pavlefshmeri te deshmive, te dhena nga te pandehurit ne cilesine e deklaruesit. Sipas argumentimit te akuzes, kerkesat e paraqitura nga ana e mbrojtesve te 29 te pandehurve jane te pabazuara ne ligj. Pas degjimit te pretendimeve te akuzes, gjykata vendosi ta shtyje vendimin e saj per diten e sotme ne oren 10:00, ndersa lajmeroi te gjithe mbrojtesit se procesi gjyqesor do te zhvillohet dy here ne jave, ne menyre te tille qe te procesi te mos shtyhet pambarimisht. Te pandehurit e ketij procesi, akuzohen per ngjarjen e ndodhur ne 15 mars te vitit te kaluar ne Gerdec, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere, si pasoje e shperthimit te fuqishem te fabrikes se demontimit te armeve.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›