E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktoraturat, kuotat per Gjuhet e Huaja dhe Shkencat e Natyres

Sonila Isaku

Universitetet e Tiranes kane celur procedurat per regjistrimin e studenteve per doktoratura ne dy prej fakulteteve, nderkohe qe pritet te nisin edhe masterat e nivelit te dyte tek disa dege te Shkencave te Natyres dhe Akademise se Arteve. Keshilli i Ministrave ka miratuar gjate mbledhjes se djeshme edhe kuotat e pranimit te doktoratures por edhe tarifat qe duhet te paguajne studentet. Keshtu, per sa i perket doktoratures tarifa e shkollimit eshte 200 mije leke ne vit, nderkohe qe ky studim zgjat 3 vjet dhe duhet te plotesohen 60 kredite. Studimet e doktoratures jane hapur ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja dhe pikerisht ne deget; Shkenca gjuhesore dhe Letersi boterore. Nderkohe qe 8 programe te tjera te doktoratures jane hapur ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Fizike, Kimi dhe Biologji. Nderkohe per sa i perket kuotave te pranimit per doktoraturen, per vitin 2009-2010 eshte parashikuar qe te jene 137 pranime, prej te cilave 65 jane per Gjuhet e Huaja dhe pjesa tjeter per Fakultetin e Shkencave te Natyres. Nderkohe, studenteve jashte trojeve do t'u perkasin 10 per qind te ketyre kuotave te pranimit.

Masterat

Keshilli i Ministrave ka vendosur gjithashtu edhe hapjen e masterave te nivelit te dyte ne Fakultetin e Shkencave te Natyres dhe Akademine e Arteve. Keshtu ne Fakultetin e Shkencave Natyrore, te Universitetit te Tiranes, masterat e nivelit te dyte jane ne deget Kimi me profil "Elektrokimia e korrozionit dhe dukurite siperfaqesore dhe "Kimi industriale e mjedisore". Keto programe studimi duhet te realizohen ne nje kohe prej nje viti dhe kreditet qe duhet te plotesojne studentet jane plot 60. Nderkohe per sa i perket Fakultetit te Muzikes ne Akademine e Arteve, Keshilli i Ministrave ka marre vendimin per hapjen e masterave te nivelit te dyte me 1.615 kuota pranimi prej te cilave 50 do te jene per studentet e huaj. Ndersa ne degen Interpretim do te jene 40 pranime per kete vit. Tarifat e shkollimit per masterat e nivelit te dyte jane 100 mije leke dhe mund te likuidohet me keste. Kurse studentet me rezultate te shkelqyera ne ciklin pararendes te studimeve, nuk e paguajne tarifen e shkollimit.

Doktoraturat

Fakulteti i Gjuheve te huaja

Shkenca gjuhesore

Letersi boterore

Fakulteti i Shkencave te Natyres

Fizike

Analiza kimike e lendes dhe mjedisit

Elektrokimi e zbatuar dhe dukurite siperfaqesore

Teknologjia dhe mikrobiologjia e ushqimeve & vleresimi i sigurise dhe cilesise

Proceset e trajtimit kimik te lendeve te para natyrore dhe te mbeturinave industriale e urbane

Biologji Molekulare

Biologji e Ruajtjes

Bioteknologji Bimore

Kuotat

Fakulteti i Gjuheve te Huaja

Doktorate ne "Shkenca gjuhesore" 25 kuota;

Doktorate ne "Letersi boterore" 40 kuota.

Fakulteti i Shkencave Natyrore

Doktorate ne "Fizike" 10 kuota;

Doktorate ne "Analiza kimike e lendes dhe mjedisit" 10 kuota;

Doktorate ne "Elektrokimi e zbatuar dhe dukurite siperfaqesore 10 kuota

Doktorate ne "Tek dhe mikrobio. e ushqimeve & vleresimi i sigurise 6 kuota;

Doktorate ne "Proceset e trajtimit kimik te lendeve te para natyrore dhe te mbeturinave industriale e urbane" 10 kuota;

Doktorate ne "Biologji molekulare" 10 kuota;

Doktorate ne "Biologji e ruajtjes" 10 kuota;

Doktorate ne "Bioteknologji bimore" 6 kuota.

Masterat e Nilvelit te Dyte

Fakulteti i Shkencave Natyrore

Kimi

Elektrokimia e korrozionit dhe dukurite siperfaqesore

Kimi industriale e mjedisore

Akademia e Arteve


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›