E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia merr portierin e Totenhemit Çezar Sançez

Valencia merr kartonin e portierit të Totenhemit, Çezar Sançez. Portieri është duke kryer vizitat mjekësore, dhe më pas do të bëjë edhe prezantimin zyrtar tek skuadra e Valencias. Sançez më parë ka luajtur edhe në radhët e Realit të Madridit dhe Saragozës, dhe së fundmi tek Totenhemi. Ai nuk ka pranuar që të qëndrojë rezervë tek kjo skuadër dhe ka kërkuar largimin e tij.

Totenhemi është duke kërkuar aktualisht për një alternativë te re, ku më të mundshme janë te portierëve, Shej Given i Njukasëllit dhe Karlo Kudiçini i Çelsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›