Van Persi nuk rinovon: Qëndroj tek Arsenali
Robin van Persi dhe Arsenali vazhdojnë të mos e gjejnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës. Megjithatë, sulmuesi holandez deklaron se kjo nuk përbën asnjë problem për vazhdimin e aventurës te "topçinjtë". "Nuk do të largohem nga Arsenali", ishin fjalët e 26-vjeçarit. "Kontrata ime me klubin përfundon në vitin 2011 dhe nuk e di se kur do ta rinovoj. Ambicia ime është që të luaj në një klub, i cili lufton çdo vit për trofe: këtë synim dua ta realizoj me Arsenalin. Kemi një skuadër të re në moshë, por nuk na mungon kualiteti".