Alexander Dimitrenko: "Nuk i trembet Luanit"
Kundershtari i Luan Krasniqit, ukrainasi Alexander Dimitrenko, ka thene se nuk i frikesohet askujt e as boksierit kosovar dhe deshiron te fitoje titullin e me te mirit ne bote. "Le te vije kush te doje. Une dua te behem kampion bote", ka thene Dimitrenko ne ueb-faqen e televizionit gjerman ZDF. Kjo e fundit duelin e 8 marsit e vlereson si nje duel gjeneratash. Ne njeren ane Dimitrenko, 26 vjec, qe eshte zhvilluar keto vitet e fundit dhe konsiderohet se mund te kete nje karriere te madhe, ndersa ne anen tjeter Krasniqi, dhjete vjet me i vjeter se kundershtari i tij, i cili eshte duke kerkuar te harroje humbjen ndaj amerikanit Tony Thompson dhe t'i hape vetes serish rrugen per titullin e kampionit te botes. Nderkohe, boksieri kosovar eshte shprehur i kenaqur me kundershtarin e tij te radhes. "Une jam i kenaqur qe me jepet mundesia te luftoj kunder Dimitrenkos. Kunder Thompsonit isha plotesisht jashte rolit, por ne kete kohe kam menduar dhe e kam analizuar ate mbremje mire", ka thene ai ne ueb-faqen zyrtare te tij. Krasniqi ka bere te ditur se qe nga mesi i janarit do te filloje kampin stervitor ne qytetin e Soldenit dhe se bashku me ate serish do te jete shoku i tij, kampioni boteror ne peshen "Cruiser", Firat Arslan. "Per mua do te ishte nje enderr, nese Firati dhe une se bashku do te ishim kampione boterore. Firati perkitazi me kete e ka mbaruar pjesen e punes se vet, tani e kam une radhen", tha Krasniqi. Dueli ndermjet Krasniqit dhe Dimitrenkos, i vlefshem per titullin e lire evropian ne kategorine e rende dhe titullin WBO Interkontinental, do te zhvillohet me 8 mars ne palestren Porsche- Arena te Stuttgartit. Boksieri junikas nga 34 mece profesioniste ka fituar 30(14 me nokaut), ndersa ka tri humbje dhe nje barazim. Ne anen tjeter, ukrainasi Dimitrenko ka nje bilanc te jashtezakonshem. Ai nga 27 mece, sa ka zhvilluar ne boksin profesionist, ka arritur po aq fitore, kurse 17 prej tyre i ka siguruar me nokaut.