E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA fal Alban Dragushen

PRISHTINE - Shtepia Evropiane e Futbollit, UEFA, ka vendosur qe t'ia fale denimin Alban Dragushes, i cili kishte dale pozitiv ne testin qe iu be pas ndeshjes se pare te Kupes UEFA ndaj ekipit serb Bezhanije. Keshtu njofton gazeta "Ekspres" e Prishtines. Dragusha nga ajo kohe ishte denuar me dy vjet mosloje ne garat evropiane, ndersa pasi ka zhvilluar disa ndeshje kete sezon, i ishte mohuar e drejta e lojes edhe ne kampionatin shqiptar. Pasi ka marre kete lajm, futbollisti kosovar do te udhetoje te shtunen (sot) per ne Kavaje, ku do t'i bashkohet klubit te tij, Beses, ne pergatitjet per sezonin pranveror. Kete e ka konfirmuar vete mbrojtesi Dragusha. "Te premten me ka telefonuar presidenti i klubit, Nexhat Bizhdili, i cili me ka ftuar qe t'i bashkohem klubit ne pergatitjet per vazhdimin e kampionatit. Ai me tha se e kishte njoftuar presidenti i FSHF-se, Armando Duken, qe UEFA do te ma fale denimin, ka gjasa ne muajin shkurt. Kjo eshte e sigurt 99 per qind. Andaj, te shtunen do te udhetoj per ne Shqiperi, ku do t'i filloj pergatitjet me ekipin", theksoi Dragusha, i cili muaj me pare kishte derguar nje kerkese ne UEFA, ne te cilen deklarohej i sigurt se nuk kishte perdorur doping.
Dragusha nuk can koken nese do t'i falet denimi vetem per garat kampionale apo edhe per ato nderkombetare. "Me rendesi eshte qe te ma falin denimin per ne garat kampionale. Ndersa denimi per te luajtur ne gara evropiane mund te me falet ne qershor, kur te kaloje gjysma e kohes se denimit", vazhdoi ai. Ish futbollisti i KEK-ut beson se me nje pergatitje te mire, menjehere do te zere vend ne perberjen e pare te Beses se Kavajes. "Faza pergatitore do te jete e njejte per te gjithe lojtaret. Eshte e vertete qe nuk kam luajtur ne muajt e fundit, por une jam i sigurt 99 per qind se do te ze vend ne perberjen e pare", ishte bindes ai. Dragusha nuk le pa permendur synimet e klubit kavajas per kete sezon. Ai beson se me disa perforcime, klubi do te zere nje vend te mire ne tabelen e klasifikimit te kampionatit shqiptar.
"Fillimisht synim i klubit ishte titulli i kampionit, por sezoni vjeshtor nuk eci ashtu sic ishte planifikuar. Tani priten perforcime ne klub, me te cilat do ta synojme vendin e dyte, pra synojme te marrim nje vend qe dergon ne garat evropiane", shtoi ai. Alban Dragusha ka kontrate me Besen deri ne muajin qershor te ketij viti. Ai nuk ka vendosur ende nese do te mbetet ende ne klub apo jo, sepse thote se per momentin me shume rendesi i kushton faljes se denimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›