E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, mrekullia e kapitenit per Marsejen

Bledar KUKA
TIRANE - Pas Zhibril Sisese, ishte lojtari i ndeshjes per Olimpikun e Marsejes. Nuk shkelqeu ne nje takim te madh, por sidoqofte, ne nje fushe te veshtire perballe Buvese modest, qe luante ndeshjen e jetes. Tifozet e OM-se e votuan ne masen 29 per qind, i lene prapa vetem nga sulmuesi zezak me 39 per qind, autori i golit te dyte. Niang, i vendit te trete ka vetem 10 per qind te votave. Tashme OM mund te vazhdoje te enderroje per fitoren e Kupes se Frances.
"Shefi i punes" shkruan Filip Fisketi per "morefoot.com", duke shtuar se "luftetari i Prishtines u tregoi shokeve te tij rrugen drejt suksesit me nje gol te shkelqyer". "Lorik Cana hapi rezultatin me nje roveshate te mrekullueshme", shkruan "football.fr".

Prishtinasi shenoi golin e trete sezonal, nje rekord ky per te, duke i ndare nga nje gol mes kampionatit, Kupes se Frances dhe ndeshjeve miqesore.
I palodhur, Loriku ka marre pjese ne 31 ndeshje deri tani (ne 5 muaj), me mesataren mbi 6 ndeshje ne cdo ndarje te tille te vitit. Minutazhi eshte 2563 me 82.7 minuta per cdo takim. Thuajse gjate gjithe kohes ne fushe ... Ndersa minutazhi e golat rriten, treguesi tjeter i rendesishem (dhe delikat per te) ulet. Jane kartonet e verdhe qe deri te shtunen kishin mberritur vetem ne 7, duke mos i lejuar vetes asnje perjashtim (te kuqe vetem me ekipin kombetar). Cana eshte ndeshkuar me nje karton ne 4.5 ndeshje, nje permiresim i ndjeshem; tregues i shtimit te pjekurise dhe ndjenjes se pergjegjesise. Shiriti i kapitenit po e ben te vetin.
OM nuk pretendon kampionatin kete vit, ndonese kapiteni nuk ka hequr dore me gojen e vet, por te pakten synon zonen e Liges se Kampioneve, Kupen UEFA dhe Kupen e Frances. Sidoqofte nuk eshte pak, ndonese Marseja eshte skuadra rekordmene ne France per tituj dhe, pa diskutim, klubi me historine me te madhe dhe me shume tifoze ne te kater anet e vendit.
Loriku: Goli me roveshate? Instinktiv
-Na shpjegoni pak golin tuaj me roveshate mbreme (parmbreme) ne Buve?
"Rasti m'u paraqit pikerisht ashtu. Me pas mbetej vetem te ndiqja instinktin tim. Provova dhe ia arrita mire, keshtu qe u be me mire edhe per ne".
- Eshte hera e pare qe shenoni nje gol te tille?
"Si profesionist, po. Nuk isha keq kur isha fare i ri, sepse isha me prane sulmit. Por sa me shume rritesha, aq me prapa terhiqesha ne detyre. Nese kjo logjike do te vazhdoje, kam frike se do te perfundoje prapa portes (qesh). Ne te vertete nuk isha aq i zoti sa te luaja sulmues, por me vjen mire qe shenova golin e pare, sepse kjo i dha me shume besim ekipit, ndersa kundershtari u detyrua te luante me i hapur".
- A u habitet qe arritet te realizonit nje veprim te tille?
"Jo, sepse e kisha arritur me sukses disa here ne stervitje. Une gjithnje synon te shenoj ne goditjet e denimit apo te kendit. Mendoj se jam ne gjendje te shenoj edhe 3-4 gola te tjere kete sezon. Deshiroj te shenoj sa me shume qe te ndihmoj sulmin, por kuptohet qe kjo nuk eshte nje perparesi per mua".
- 2-0 eshte nje rezultat i mire?
"Shume keq qe nuk shenuam edhe golin e trete, nje gje qe mund te na demtoje, sepse do ta kishim siguruar krejtesisht ndeshjen. Sidoqofte, mendoj se ishte mire si ndeshja e pare e vitit. Buve e kishte ndeshjen e vitit dhe na vuri nen presion dhe ne veshtiresi per nje moment. Por ne e beme punen tone dhe e treguam diferencen ne momentet e duhur".
Pergatiti, nga "om.net": Bledar Kuka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›