E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burim Kukeli kalon tek Luzerna

Skuadra zvicerane Luzern ka siguruar sherbimet e kater futbollisteve. Ekipit do t'i bashkohen menjehere mbrojtesi 21-vjecar, Dusan Veskovac, (si huazim 6 muaj nga Wohlen) dhe mesfushori kosovar Burim Kukeli, derisa ne qershor do te arrijne edhe mesfushoret Michel Ren Renggli nga GC, qe ka nenshkruar kontrate katervjecare dhe Nelson Ferreira nga Thun, i cili ka firmosur per tre vjet. Kukeli, i gjate 180 cm, sezonin e kaluar ka luajtur per skuadren tjeter zvicerane Schoetz. Kosovari ka nenshkruar kontrate me Luzern deri ne vitin 2010. Pas 18 ndeshjesh te zhvilluara ne kampionatin zviceran, FC Luzern ze vendin e tete ne tabele, me 17 pike te tubuara nga 18 ndeshje. Kukeli do t'i bashkohet menjehere ekipit te ri ne pergatitjet per sezonin pranveror te superliges zvicerane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›