Debuton Blerim Xhemajli tek Boltoni
Mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli ka debutuar me fanellen e ekipit te pare te Bolton Wanderers, ne ndeshjen qe kjo e fundit e humbi me rezultat minimal 1-0 nga Sheffield United, ne kuader te rrethit te trete te FA Cup. Xhemajli u inkuadrua ne loje me te filluar pjesa e dyte dhe ne kete menyre u prezantua per here te pare para tifozeve ne stadiumin Reebok, ndersa ne fund u desh te pajtohet me eliminimin e ekipit te tij nga FA Cup. Per mesfushorin me pasaporte zvicerane, kjo ishte ndeshja e pare me Boltonin, pas sherimit te lendimit te gjurit, qe e la ate jashte fushes per disa muaj.