E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten: Do të doja të luaja te Barça

Marko Van Basten, ylli i madh i Milanit të fillimviteve ’90 dhe idhulli i tifozëve kuqezinj, është shprehur i mrekulluar nga katalanasit e Pep Guardiolas. “Do të më pëlqente të luaja në një skuadër si Barcelona, e çliruar nga taktikat. Ndryshimi mes Milanit ku luaja unë dhe kësaj Barcelone është se ne kishim një digë si Rajkard para mbrojtjes, ndërsa ata kanë tre mesfushorë teknikë që pasojnë topin pa pushim dhe ndërrojnë pozicionet. Kjo është shumë e vështirë për tu bërë edhe pse nga jashtë duket e lehtë”, theksoi Van Basten në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’. “Nëse shoh Barcelonën, nuk dua të shikoj më asnjë ndeshje tjetër në televizor sepse ka shumë diferencë. Barça është esenca e futbollit, teknika e tyre mbizotëron mbi aspektin fizik dhe taktik. Do të më pëlqente shumë të luaja në një skuadër si kjo”, shtoi ish-sulmuesi holandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›