Klose: Tani drejt finales së Vjenës
Ka qenë i vetëm në repartin e sulmit dhe ka bërë një paraqitje mjaft të mirë, duke shënuar madje edhe golin e tij të parë në këtë kompeticion.
Në një intervistë të dhënë për faqen e internetit sport1.de, sulmuesi i Kombëtares gjermane, Miroslav Klose, është shprehur mjaft optimist për ndeshjen gjysmëfinale, si dhe ka lavdëruar shokët e tij për sfidën ndaj Portugalisë.
Kundër Kroacisë dhe Austrisë, paraqitja e skuadrës ka lënë vërtetë për të dëshiruar. Mirëpo në këtë përballje ka qenë shumë luftarake, taktikisht mjaft e zgjuar dhe ka shënuar gola. A ishte kjo fytyra e vërtetë e kësaj skuadre?
Po, padyshim. Ne luajtëm shumë mirë, megjithatë nuk është nevoja ta ekzagjerojmë.
Çfarë ju ka impresionuar më tepër?
Paraqitja optimale e skuadrës. Secili ka qenë për njëri-tjetrin dhe ka luftuar me zemër deri në fund. Kjo ishte pika kryesore e fitores sonë. Qe një ditë ku çdo gjë shkoi në mënyrën e duhur.
Në këtë takim arritët të shënonit golin tuaj të parë të këtij turneu. Ju zakonisht bëni autokritikë, a ishit i kënaqur kësaj radhe?
Edhe pse sulmuesi matet nga golat e shënuar, mua nuk më intereson shumë nëse shënoj apo jo. Rëndësi ka që unë isha aty për skuadrën.
Përpara takimit, Joakim Lëv kishte ndryshuar rreshtimin e tij, duke ju lënë vetëm në sulm. Si jeni ndjerë?
Më mungonte dikush, ndaj mund të them se me të vërtetë jam ndier vetëm. Kjo, edhe sepse nuk isha mësuar. Mirëpo ne e analizuam mjaft mirë stilin e lojës së portugezëve dhe u rreshtuam në mënyrën që mendonim se do ishte më mirë. Dhe në fund rezultoi mëse e përshtatshme, pasi ne triumfuam.
A do e shihnit si të guximshëm këtë ndryshim të skuadrës nga Joakim Lëv?
Po, por edhe të suksesshëm.
Çfarë prisni nga gjysmëfinalja?
Ne kemi shumë besim në vetvete dhe padyshim kërkojmë që të shkojmë në finalen e Vjenës.
Joakim Lëv
Një ditë pas asaj çerekfinale mjaft emocionuese kundër Portugalisë, trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna mbeti mjaft i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. “Kundër Portugalisë treguam se ne jemi shumë të fortë, kur japim më të mirën. Ishte një ndeshje ku skuadra ka treguar gjithçka, dëshirë për të fituar, vullnet, guxim dhe kulturë në lojë. Përveç kësaj, qe një ndeshje e një niveli vërtetë të lartë. Drejtuesit e UEFA-s më kishin lënë aspirina në tavolinë. Kjo gjë më suprizoi, ishte diçka e re ta shihje skuadrën nga lart”.
Bekenbauer
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, ka vlerësuar e përgëzuar paraqitjen e Gjermanisë ndaj Portugalisë. “U bënë vite tashmë që nuk shoh një skuadër gjermane, të luajë një ndeshje kaq të mirë. Nëse arrijnë të mbajnë të njëjtin ritëm, atëherë nuk do jetë ndonjë problem i madh për të arritur finalen e madhe të Vjenës. Në finale është gjithçka brenda. Ne arritëm të eliminonim një nga favoritet e turneut. Treguam fytyrën tonë të vërtetë, mentalitetin që na karakterizon. E gjithë Evropa i frikësohet mentalitetit tonë fitues”, deklaroi Bekenbauer.
Angela Merkel
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka përgëzuar nga Brukseli përfaqësuesen e drejtuar nga Joakim Lëv për arritjen në gjysmëfinale, duke mundur me rezultatin 3-2 Kombëtaren portugeze. “Pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit të ndeshjes isha shumë e gëzuar, si të gjithë të tjerët në Gjermani. Kam qenë në tension gjatë gjithë 90 minutave dhe tani ndihem vërtetë e lumtur. Ishte një paraqitje e shkëlqyer e skuadrës. Më duhet ta përgëzoj nga zemra përfaqësuesen tonë”, u shpreh Angela Merkel, e cila dëshiron ta shohë ndeshjen finale të Gjermanisë në Vjenë, më 29 qershor.
Shvajnshtaiger
Mesfushori 23-vjeçar i Bajernit, Bastian Shvajnshtaiger, ka qenë njeriu i çerekfinales kundër Portugalisë. Pas kritikave të ditëve të fundit, për shkak të kartonit të kuq marrë kundër Kroacisë, Shvajnshtaiger ka treguar një paraqitje të shkëlqyer në pozicionin e tij të preferuar në mesfushë, madje duke e vulosur atë edhe me një gol. Shvajnshtaiger dha edhe dy pasat për golat e Kloses dhe Balakut. “Jam mëse i lumtur që fituam këtë ndeshje. Ne arritëm të nxjerrim jashtë këtij kompeticioni skuadrën më të mirë”, tha Shvajnshtaiger.
Skolari
Pas çerekfinales së humbur me Gjermaninë, trajneri i Kombëtares portugeze, Luis Felipe Skolari, është shprehur se nuk ka mundur ta mbajë dot premtimin e bërë. “Jam tepër i zhgënjyer. Nuk arrita ta mbaj premtimin tim. Kjo është gjëja që më shqetëson më tepër në këtë moment. Më vonë ndoshta do ta harroj. Por, gjithsesi, jam i lumtur të paktën që kam njohur shumë miq këtu. Unë do të largohem nga një vend që më ka mbështetur shumë në punën time. Jam mjaft i mahnitur nga Portugalia dhe ju them se gjithnjë do jetë një pjesë e imja”, deklaroi trajneri i Kombëtares portugeze.
Torres: Nuk jemi e njëjta Spanjë
Sulmuesi i Kombëtares së Spanjës, Fernando Torres, është i bindur që ndaj Italisë do jetë një ndeshje mjaft e fortë, pasi do të kenë as më pak e as më shumë, por kampionët e botës në fuqi. Por Torres është po kaq i bindur edhe për potencialin e skuadrës së tij. “Ndihem i bindur te kualifikimi dhe parashikoj një ndeshje shumë të fortë. Do kemi përballë një skuadër mjaft kompakte dhe me shumë eksperiencë. Ne jemi një ekip ndryshe nga ai i dy viteve më parë. Jemi më kompaktë, miq të qetë dhe më të saktë taktikisht. Kam akoma më shumë besim te kjo skuadër, pasi ka treguar që nuk i trembet asnjë kundërshtari”.