Mauro Zarate nuk largohet nga Lacio
SHKRUAN: Jeton Selimi 11-03-2011 10:59
Menaxheri i Mauro Zarates ka thënë se sulmuesi argjentinas do të respektojë kontratën e tij me Lacion. Zarate, i cili ka edhe tre vjet në kontratën e tij aktuale, spekulohej me kalimin te Juventusi gjatë janarit, por qëndroi në ‘Stadio Olimpico’, pasi presidenti i klubit, Klaudio Lotito, insistoi se ai nuk ishte në shitje. Menaxheri dhe vëllai i Zarates, Sergio, ka insistuar se 23 vjeçari nuk do të largohet nga Roma. “E ardhmja? Kemi edhe tre vjet kontratë me Lacion dhe duam ta respektojmë atë”, tha Sergio Zarate për Radio Mana Mana.