Van Damme, rikthehet në ring

Karateisti i Hollywood-it, Jean – Claude Van Damme po planifikon që të kthehet përsëri në ring edhe pse ka 50 vjet.
Belgu, Van damme, i njohur për muskujt e ashtuquajtur të “Brukselit”, planifikon që të bëj një realit shou me kamponin e kick-boksit tajlandez.
Ish kampioni i arteve marciale, Van Damme, i cili ka mbushur 50 vjet në fund të vitit të kaluar, nuk ka luftuar më të vërtetë qëkurse kishte filluar të xhironte filma në vitin 1980.
Ai do të xhironte filma të ndryshëm ku do të luftonte vetëm në mënyrë fiksionale.
Van Damme njihet edhe për afërsinë e tij me kosovarët dhe shqiptarët. Pjetër Malota kishte marrë pjesë në disa filma të tij, ndërkaq pritet që edhe në këtë shou të ftoj disa kampion të kick-boksit shqiptarë, në ringun e tij që tashmë e ka ndërtuar në Hollywood.