E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-McIlwham Deputetet te ushtrojne detyren kushtetuese

Kryeparlamentarja takon ambasadoren e Britanise se Madhe

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua dje me ambasadoren e Britanise se Madhe Fiona McIlwham. Sipas zyres se shtypit kryeparlamentarja theksoi se Parlamenti eshte shtepia e te gjithe shqiptareve. Deputetet si perfaqesues te popullit duhet te ushtrojne detyren e tyre kushtetuese te votojne ligjet te cilat i sherbejne vendit dhe jo partise. Zbatimi i ketij programi do te sjelle nje vlere te shtuar ne arritjet dhe sfidat e Kuvendit te Shqiperise ne rrugen drejt permbushjes se  standardeve me te larta te parlamenteve te vendeve me te zhvilluara te hapesires euroatlantike. Shqiperia eshte e para Parlamenti eshte institucioni me i larte. do deputet ka privilegjin dhe detyren per te votuar reformat e vendit. Askush nuk mund te ndaje me deputetet per te punuar bashke - tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit e cilesoi historike viziten e Kryetares se Dhomes se Lordeve Baroness Helene Hayman ne Parlamentin e Shqiperise vitin e kaluar. Ambasadorja Fiona McIlwham u shpreh se bashkepunimi mes dy parlamenteve do te hape nje faqe te re ne marredheniet tradicionale mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe. Kryetarja e Kuvendit shprehu kenaqesine e saj te vecante per zbatimin e programit Westminster Foundation for Democracy i cili do te kontribuoje me tej ne shkembimet nderparlamentare mes dy vendeve duke sjelle ne Kuvendin e Shqiperise modelin pervojen dhe praktikat e mira te Parlamentit te Britanise se Madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›