Futbollistët e Prishtinës ndërpresin bojkotin
Pas bojkotit treditësh, futbollistët e Prishtinës i kanë vazhduar përgatitjet për sezonin e ri. Edhe pse nuk i kanë marrë ende pagat për dy muajt e fundit, futbollistët bardhekaltër pranuan të stërvitnin të hënën, pasi kanë marrë garanci nga nënkryetari Ahmet Kurtolli se deri të premten do të shlyhen të gjitha obligimet ndaj tyre.
Nënkampioni i Kosovës nuk i ka paguar futbollistët e vet në dy muajt e fundit, gjë që kishte bërë që këta të fundit ta bojkotonin stërvitjen e së premtes së kaluar, duke kërcënuar se nuk do të stërvitnin derisa t’u shlyhen borxhet.
“Sot iu kthyem stërvitjeve pasi Kryesia iu premtoi futbollistëve se deri të premten, do t’i kryejë obligimet ndaj tyre. Kjo do të ndodhë 100 për qind, andaj puna vazhdon rregullisht. Kah mesi i javës, të mërkurën ose të enjten pritet të shkojmë në Ohër, për ta vazhduar fazën përgatitore”, shpjegoi trajneri Ramiz Krasniqi.
Në rast se nuk kryhen obligimet ndaj futbollistëve deri të premten, një burim i Expressit ka thënë se ata do t’i bojkotojnë sërish stërvitjet, derisa t’u kthehet borxhi.
Situata në Hys drejt normalizimit
Situata në skuadrën e Hysit duket se po shkon drejt normalizimit, pas disa mosmarrëveshjeve që kishin drejtuesit e këtij klubi me futbollistët e ekipit. Këta të fundit ankoheshin që Kryesia e klubit nuk i ka kryer të gjitha obligimet ndaj tyre që prej edicionit të kaluar.
Me këtë situatë ishte shqetësuar edhe kryetrajneri i ri i Hysit, Bylbyl Sokoli, i cili kishte kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që t’i zgjidhin problemet me lojtarë, pasi kishte hasur në vështirësi për ta kryer si duhet punën e trajnerit në ekip, ku atmosfera ishte e zymtë për një kohë.
Mirëpo, Sokoli ka pohuar të hënën se në ekipin e tij tashmë është rikthyer atmosfera e mirë, duke pohuar se po punohet profesionalisht në këtë fazë të përgatitjeve për edicionin e ri që nis më 14 gusht.
“Kryerja e obligimeve ndaj futbollistëve është në përfundim e sipër. Atmosfera tani në ekip është mjaft e mirë dhe po punojmë me profesionalizëm. Na nevojiten edhe dy apo tri përforcime për të qenë më afër arritjeve të synimeve të klubit”, tha Sokoli për Express.