E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Nistelrooy, afër Realit

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 18:54

Real Madrid është shumë pranë transferimit të sulmuesit veteran të Hamburgut, Ruud van Nistelrooy. Sipas medieve spanjolle dhe gjermane, gjiganti madrilen ka ofruar 2 milionë euro për holandezin 34 vjeç, i cili u transferua në Bundesligë në fillim të vitit 2010 pas tri sezoneve e gjysmë të kaluara me fanellën e Realit.

Në aventurën e tij të parë në Madrid, Van Nistelrooy shënoi 64 gola në 97 ndeshje. Ai pritet të rikthehet në Santiago Bernabeu për të mbushur hapësirën e krijuar pas lëndimit të argjentinasit Gonzalo Higuain.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›