E Diel, 1 Nëntor 2026

Strukturat paralele duan të lëshojnë dokumente në Kosovë

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 21:44

Këshilltarët e Kuvendit Komunal paralel në veri të Mitrovicës, kanë kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të gjitha dokumentet për qytetarët serbë të lëshohen në Kosovë.

Ata kanë vlerësuar se lëshimi i targave të makinave për serbët të cilët jetojnë në Kosovë dhe të atyre në jug të Serbisë, është edhe një nga funksionet shtetërore nga të cilat Beogradi vullnetarisht ka hequr dorë, pas lejeve të njoftimit, pasaportave dhe lejeve të drejtimit të automjeteve.

“Për fat të keq, nën presion të BE-së, Serbia më vetëdije ka hequr dorë nga ingjerencat e veta që është e papranueshme. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Serbisë, që lëshimi i të gjithë dokumenteve të bëhet në Kosovë”, thuhet në konkluzionet nga seanca e parë e jashtëzakonshme, të mbajtur në veri të Mitrovicës.

I ashtuquajturi Kuvend Komunal në veri të Mitrovicës, ka dërguar kërkesë komunave tjera të veriut të Kosovës, që të mbajnë takim të përbashkët, në të cilën qartë dhe konkretisht do të definoheshin lëshimet serbe ndaj kërkesave të BE-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›