E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia arreston 120 pjesëtarë të dyshuar të Al Qaidës

Policia e Turqisë ka ndërmarrë një aksion gjithëpërfshirës kundër rrjetit terrorist të Al Qaidës, me ç’rast sot në mëngjes ka arrestuar mbi 120 pjesëtarë të dyshuar të kësaj organizate.

Siç njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu, në mesin e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë të lartë të degës së Al Qaidës në Turqi. Përveç arrestimeve, policia turke ka konfiskuar edhe armatim dhe dokumente të ndryshme.

Sipas agjencisë Anadolu, në mesin e të arrestuarve është edhe një person, për të cilin dyshohet se ka rekrutuar studentë për Al Qaidën në Afganistan. Bëhet fjalë këtu për një akademik, i cili ka qenë aktiv për Al Qaidën në Universitetin e Vanit dhe në internet.

Anatolia citoi disa zyrtarë anonim, të cilët theksuan se të dyshuarit janë arrestuar, gjatë bastisjeve simultane, të ndërmarra në 16 provinca të Turqisë. Kanali televiziv NTV gjithashtu theksoi se policia ka arrestuar së paku 120 persona të dyshimtë.

Militantët islamikë në Turqi, të lidhur me Al Qaidën, në vitin 2003 ndërmorën sulme vetëvrasëse në Stamboll, si pasojë e të cilave vdiqën 58 persona.

Sidoqoftë, Al Qaida nuk gëzon përkrahjen e opinionit publik në Turqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›