Van Persie lavdëron Henryn

Robin van Persie beson se Thierry Henry ka treguar guxim të madh duke u kthyer në Arsenal.
Ish kapiteni i gjigantit londinez, i cili nënshkroi kontratë afatshkurtër huazimi nga New York Red Bulls, realizoi në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit duke ia siguruar ekipit fitoren 1-0 ndaj Leeds United në FA Cup të hënën.
Van Persie ka theksuar se ka adhurim të plotë për Henryn. “Rikthimi i tij tregon gjithçka rreth tij. Ai është kthyer sepse e do lojën. Nëse pyetni 10 legjenda a do të ktheheshin, nuk jam i sigurt se do të ishin kaq të guximshëm sa Henry”, tha Van Persie.