E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real-Barcelona, s’ka favorit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka insistuar se përballjet e ardhshme kundër Real Madridit në Copa del Rey do të jenë duele të barabarta.

Gjiganti katalan dhe ai madrilen do të ndeshen mes vete në çerekfinale të Kupës, por Pique beson se asnjëra skuadër nuk mund të konsiderohet favorite.

“Në një ndeshje mes Barcelonës dhe Realit nuk ka favorit. Megjithatë, ne do të shkojmë në Santiago Bernabeu për të kërkuar fitoren”, deklaroi Pique për të përditshmen sportive spanjolle AS. Ndeshja e parë zhvillohet më 18 janar në Bernabeu, kurse dueli i kthimit më 25 janar në Nou Camp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›