E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eskorta e Nikolic perfshihet ne nje incident

Kabineti i presidentit serb  Tomislav Nikolic ka konfirmuar se një incident ndodhi në një autostradë qe përfshiu dhe autokolonën e presidentit. Incidenti ndodhi të premten, në Beograd, ndërsa Nikolic ishte duke udhëtuar në drejtim te Kragujevacit .  Mediat serbe bejne me dije se "një oficer i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme  është futur me makinën e tij ne autokolonën e presidentit Nikolic duke i prere rrugën”. E perditshmja “Blic” ka cituar oficerin e lartë, i cili thotë se makinën po e ngiste shoferi i tij, ndërkohë qe ky i fundit  tha se nuk ka bere përpjekje qe te arrij eskortën e presidentit  dhe se nuk I ishte sinjalizuar te ngadalësonte  apo te mbante distance. Me ane te një njoftimi për shtyp presidenti serb Tomislav Nikolic tha se ai kishte besim te plote te anëtarët e ministrisë se Punëve të Brendshme. 
Nikolic është gjithashtu i bindur se të gjitha aspektet e incidentit do të hetohen tërësisht, pa dhënë ndonjë hollësi lidhur me incidentin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›