Ronaldo fton Messin te Reali

Për shkak të rivalitetit të jashtëzakonshëm që ekziston mes tyre mund të duket diçka e pamundur. Megjithatë, Cristiano Ronaldo ka deklaruar se nuk do ta kishte problem të luante në të njëjtën skuadër me Lionel Messi-n.
“Unë dhe Messi në të njëjtën skuadër? Përse jo! Nuk kam probleme që të luaj përkrah tij, megjithatë, që kjo të realizohet Messi duhet të vijë te Reali, sepse mendoj se është pak e vështirë që unë të transferohem te Barcelona”.
Kjo është mënyra sesi në televizionin amerikan, “beIn Sport”, Cristiano Ronaldo i përgjigjet pyetjes rreth hipotezës për të luajtur sëbashku me Messin, duke krijuar atë që do të ishte dyshja sulmuese më e shkëlqyer e të gjithë historisë së futbollit.
Megjtihatë, sipas yllit portugez, as aktivizimi përkrah njëri-tjetrit nuk do ti jepte fund krahasimit të përjetshëm mes dy futbollistëve më të mirë të kësaj epoke. “Tashmë janë bërë 5 vjet që na krahasojnë, shpjegoi Cristiano Ronaldo. Nuk mund të bëj asgjë rreth kësaj çështje, duke qenë se nuk punoj në gazeta apo televizione. Gazetarëve u pëlqejnë këto krahasime, por unë mendoj vetëm të stërvitem mirë, të shënoj për skuadrën time dhe ta ndihmoj të fitojë”, nënvijëzoi sulmuesi i Realit.
Ronaldo e ka cilësuar Messin një “lojtar të madh”, e ka folur edhe për marrëdhënien e tyre. Ai shtoi: “E jona është thjesht një marrëdhënie pune, ashtu siç kam edhe me shumë lojtarë të tjerë. Nuk jemi miq, sepse nuk jemi pjesë e të njëjtës skuadër dhe nuk darkojmë së bashku. Megjithatë e respektoj Messin”.