E Diel, 1 Nëntor 2026

Boks-Vllaznia trajneri Gjoni vlereson titullin kampion

Ekipi i boksit Vllaznia me trajner, Zef Gjonin, dominon prej vitesh boksin shqiptar duke qënë fitues thuajse i të gjitha aktiviteteve kombëtare, ndërkohë që edhe në anerenwn ndërkombëtare nuk kanë munguar rezultatet pozitive nga ana e boksierëve shkodranë, të cilët dominojnë me pjesëmarrjen e tyre në ekipin kombëtar. Pak ditë më parë, boksierët e Vllaznisë janë shpallur kampione të Shqipërisë, sukses ky që është i 18-të për nga radha nga ana e tyre. Sipas statistikave, 18 titujt kampionë të arritur nga Vllaznia nën drejtimin e të njëjtit trajner, Zef Gjonit, është jë rekord më vete në sportin shqiptar, pasi askush tjetër nga trajnerët shqiptarë nuk e ka arritur një sukses të tillë.
Nga gjashtë kampionët si individë të shpallur në kampionatin e fundit, më të spikaturit ishin, Kristian Shytani, I cilësuar edhe si boksieri më I mirë kampionatit, kampioni absolut I peshave të rënda, Nelson Hysa, si dhe kampioni tjetër, Kristian Demaj, I cilsësuar si ndër boksierët më potentë, karriera e të cilit shumë shpejt do të vijojë në bokssin profesionist.
Gjatë përgatitjes së speciales me boksierët kampionë të Vllaznisë, mes kontigjentit të shumtë të boksierëve pjesëmarrës në palestren e boksit të qytetit të Shkodrës, dalluam edhe shumë të rinjë, pasioni I të cilit është mjaft I madh për sportin e boksit.
Pas fitimit të titullit kampion, boksierët e Vllaznisë tashmë janë në përgatitjet e fundit, pasi pak ditsh do të jenë pjesëmarrs në një veprimtari shumë të rëndësishme ndërkombëtare, Turneun “Gongu I Artë”, I cili tradicionalisht zhvillohet në kryeqytetin maqedonas, Shkup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›