Vritet me granatë menaxheri nga Betlehemi

Policia bëri me dije zyrtarisht se ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Budi” në kryeqytet, ku ka humbur jetën shtetasi Anuar Izik 43-vjeç, lindur në Betlehem, dhe banues me qira në një banesë private e ndodhur përkrah të rrugës “Budi”, prapa ambasadës amerikane në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes shkuan specialistë të Antiterrorit, Njësia Speciale Anti – Eksploziv, Ekspertë Kriminalistikë, të cilët nisën hetimet. Nga të dhënat e para hetimore të grumbulluara, dyshohet se në derën e jashtme të banesës është vendosur një granatë, e cila ka shpërthyer në momentin që 43-vjeçari ka hapur portën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
“Aktualisht nga strukturat e policisë po punojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të zbardhur, dokumentuar, dhe shoqëruar disa persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen, me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor në mbështetje edhe të forcave RENEA në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje, po operojnë dhe hetojnë sot në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, duke shoqëruar disa shtetas”, tha burime zyrtare.
Policia ka shoqëruar të paktën 20 persona, në lidhje me ngjarjen, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar. Ai jetonte prej 14 vitesh në vendin tonë dhe ishte i martuar me një grua shqiptare, me të cilën kishte edhe dy fëmijë./S.Ll/Start/
2012-05-09 08:33