Imami: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Dy krerët e lartë të Mbrojtjes kanë diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë rajonale dhe rikonfirmimin e mbështetjes shqiptare për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, si dhe çështje të tjera me interes në kuadrin e Kartës së Adriatikut, A5.
Gjatë takimit të dy delegacioneve pati shkëmbime idesh dhe përvojash për kapacitetet vrojtuese, demilitarizuese dhe akademike të të dy vendeve.
“Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe shpresoj se Samiti i Çikagos do të shënojë fazën e fundit të anëtarësimin të vendit tuaj në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe kjo është baza e mbështetjes tonë të bashkëpunimit të pakushtëzuar të integrimit në BE dhe NATO”.
Bashkëpunimi midis vendeve tona në suazën e integrimit evropian, është shprehur më tej z. Imami, i shërben objektivit të përbashkët të anëtarësimit në BE. Imami vlerësoi sidomos politikën e stabilitetit të Malit të Zi. “Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe është në të gjitha interesat tona që shtetet fqinje me Shqipërinë, Mali i Zi dhe Maqedonia të bashkohen me Aleancën. Kjo do të rrisë nivelin e sigurisë në Europë, por dhe do të ndikojë në nivelin e sigurisë në daljet tona në det”, ka nënvizuar ministri Imami.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vuri në pah faktin se, është në interes të qytetarëve të Malit të Zi anëtarësimi në NATO pasi “siguria do të garantohet dhe prosperiteti do të vijë për sektorë të tjerë të vendit”. “Ne, si një vend i vogël mund t’i garantojmë sigurinë ekonomisë sonë për të qenë të suksesshëm ose të mbrojmë sigurinë e investimeve të huaja, – vijoi z. Imami- Republika Çeke është një shembull i mirë për të konstatuar sesi vendet mund të përfitojnë nga bashkimi me NATO-n, ashtu siç është hyrja e investimeve të huaja, ku të ardhura u rritën në 10 miliard $ në vit. E e kam thënë dhe theksuar se, Shqipëria vetëm një vit pas hyrjes në NATO fitoi miliarda nga investimet e huaja, që ishin 30 herë më shumë se në vitin 2005”. Ministrja e Mbrojtjes së Malit të Zi, znj. Pejanoviç–Gjurisiç, vlerësoi përkrahjen që Shqipëria i jep aspiratës për anëtarësim të plotë të Malit të Zi në NATO. Ajo tha se, duke pasur parasysh se Shqipëria është anëtare e NATO-s “mund të jetë me ne në rrugën për të ndarë përvojën e saj në procesin e integrimit të plotë të Malit të Zi”.
Gjatë vizitës në Malin e Zi, Imami u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i këtij vendi, Z. Filip Vujanoviç. Presidenti malazez, z. Vujanoviç, me këtë rast, shprehu bindjen se: “vizita e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, konfirmon nivelin e lartë të bashkëpunimit, por edhe krijimin e partneriteteve të reja, që janë në interes të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre". Ai ka theksuar se ekziston një bashkëpunim intensiv midis dy Ministrive të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të të vendeve. “Kjo është pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe një kontribut sinjifikativ për integrimin e Malit të Zi në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha presidenti Vujanoviç. /Start/
2012-05-09 10:43