Van der Linden Holanda nuk pengon vizat e shqiptareve

Kreu i Senatit holandez Shqiperia beri progres. Topi dhe Topalli Shqiptaret po permbushin detyrimet.
Kreu i Senatit holandez Renee Van der Linden premton se vendi i tij nuk do te pengoje liberalizimin e vizave per shqiptaret. Deklarata e tij vjen pas kundershtimeve te shprehura nga nje deputet holandez ne seancen e 6 tetorit ne Parlamentin Evropian. Por kreu i Senatit te Holandes siguroi se keto zera jane vetem nje pakice dhe se vendi i tij do te mbeshtese heqjen e vizave per Shqiperine duke parathene keshtu qendrimin qe ky shtet do te mbaje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ne 8 nentor. Van der Linden gjate takimeve me Presidentin Bamir Topi dhe kryetaren e Kuvendit Topalli vleresoi me tej progresin e Shqiperise ne vitet e fundit si dhe reformat e bera nga qeveria shqiptare. Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu garancine e plote se qytetaret shqiptare do te permbushin me dinjitet detyrimet qe rrjedhin pas procesit te liberalizimit te vizave. Ajo tha gjithashtu se Parlamenti ka punuar fort muajt e fundit duke miratuar ligje shume te rendesishme ne permbushje te te gjitha kushteve per procesin e liberalizimit te vizave.
Vleresimi i reformave
Kryeparlamentarja Topalli priti dje homologun holandez i cili po zhvillon nje vizite zyrtare ne vendin tone. Ajo vleresoi viziten e Van nder Lindenit dhe mbeshtetjen e tij per vendin tone. Topalli theksoi me tej se institucionet e vendit tone vazhdojne te punojne per konsolidimin e arritjeve te deritanishme si dhe per ndergjegjesimin e shqiptareve lidhur me procesin e liberalizimit te vizave. Kemi si prioritet shpjegimin per cdo qytetar se sa e rendesishme eshte te respektohen afatet e vendosura per levizjen e lire dhe sa e rendesishme eshte te jemi te vetedijshem se heqja e vizave nuk eshte nje mundesi per te shkuar dhe per te jetuar ne vendet e tjera dhe se nuk do te thote se mund te shkohet per te punuar ne vendet e tjera - tha ajo ndersa Kryeparlamentari holandez kujtoi edhe vizitat e para ne vendin tone ne pozicione te ndryshme cka tha ai ka forcuar edhe me tej miqesine. Jam vecanerisht i kenaqur te shoh se si vendi juaj ka bere shume progres dhe ka nje zhvillim ekonomik mjaft te mire vitet e fundit. Shqiperia eshte vend anetar i Keshillit te Evropes OSBE-se qe prej vitit te kaluar eshte anetare e NATO-s dhe tashme eshte ne rruge te mbare drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian - tha ai. Van der Linden theksoi se ne kuader te integrimit eshte shume e rendesishme te bashkepunohet. Deshiroj te them ne menyre te qarte se bashkepunimi eshte rruga me e mire per ti sherbyer interesit te qytetareve dhe vendit. Sigurisht grupimet politike kane opinione te ndryshme. Kjo eshte gje e mire. Nese nuk ka mendime te ndryshme nuk mund te kete diskutim. Por ne fund eshte e rendesishme qe ti sherbehet vendit - tha ai.
Vota e Holandes per vizat
Van der Linden ka siguruar per mbeshtetjen e Holandes lidhur me procesin e liberalizimit te vizave duke shpjeguar edhe voten kunder te deputetit holandez gjate seances ne Parlamentin Evropian. Cdo anetar i Parlamentit Evropian ashtu sikurse cdo anetar i parlamenteve kombetare ka te drejten per te pasur nje opinion te vetin. Kjo ishte e vlefshme per ata pak anetare prej 670 te cilet shprehen nje opinion te ndryshem ne krahasim me shumicen e gjere qe votuan pro vendimit duke perfshire edhe perfaqesuesit e Holandes. Une deshiroj te them ketu se perspektiva e anetaresimit ne Bashkimin Evropian per te gjithe Ballkanin Perendimor eshte teper e rendesishme per stabilizimin e ketij rajoni dhe per zhvillimin e tij - tha ai ndersa Kryeparlamentarja Topalli shtoi Deshiroj te falenderoj personalisht zotin Van der Linden. Eumlshte nje nder bashkautoret e Traktatit te Lisbones eshte nje nder besimtaret me te medhenj te Bashkimit Evropian dhe eshte nje nder mbeshtetesit kryesore te Shqiperise dhe te shqiptareve ne te gjitha keto procese.